Një aksident që ka përfshirë tre automjete ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në autostradën Rrogozhinë-Lushnje. Tre makinat janë përplasur në afërsi të rrethrrotullimit të Grabjanit në kahun e lëvizjes drejt Lushnjes. Një drejtues mjeti ka përfunduar në spitalin e Lushnjes me lëndime të shumta, por është jashtë rrezikut për jetën. LEXO edhe...Aksident në Librazhd, 22-vjeçari bie me makinë në greminë, shpëton për mrekulli (EMRI) Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se një automjet tjetër ka qenë shkak i aksidentit. Automjeti, i cili ishte përmbysur, ka shkaktuar frenim të një Benz-i për të mos u përplasur me të, por makinat e tjera nuk janë shmangur dot. Policia e qarkullimit rrugor po disiplinon trafikun e rënduar ndërsa ekspertët po kryejnë dokumentimin e ngjarjes. Në vendngjarje edhe zjarrfikësit e Lushnjes për të pastruar autostradën nga mbetjet e mjeteve që u përfshinë në aksident. P.J/E.H/ReportTv.al Fier lushnje aksident Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50.4% Jo 41.5% Nuk e di 8.1% Vota total: 631 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?
