Një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Laç, në kryqëzimin e Spitenit. Në aksident janë përfshirë tre automjete, ndërsa si pasojë e përplasjes një person ka mbetur i lënduar. I dëmtuari është transportuar për ndihmë mjekësore dhe sipas informacioneve paraprake ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

