Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në afërsi të qendrës tregtare TEG, në autostradën Tiranë-Elbasan. Një betoniere ka rënë nga rrethrrotullimi duke përfunduar në autostradën Tiranë-Elbasan. Sipas informacioneve paraprake, në vendngjarje po mbërrijnë forcat e Policisë dhe shërbimet e emergjencës. Një person ka humbur jetën, drejtuesi i automjetit betoniere, ndërsa ka mbetur i plagosur një tjetër.
I plagosuri bëhet me dije se është drejtuesi i automjetit “Audi” që u përplas me betonieren në rrethrrotullim. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
