Aksident i rëndë në vendin e quajtur Pushimi i Shoferit në autostradën Lushnje-Fier. Një automjet tip Volkswagen është përplasur me një furgon që transportonte udhëtarë drejt jugut. Furgoni për të shmangur përplasjen me makinën, ka devijuar dhe është përplasur me barrierat e hekurta të autostradës. Nga përplasja e fortë janë lënduar disa udhëtarë të furgonit por vetëm dy prej tyre janë transportuar me Ambulancë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Policia në vendngjarje për dokumentimin dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe disiplinimit të trafikut. Kryqëzimi i pushimit të Shoferit edhe pse është një pike e zeze e qarkullimit rrugor dhe prodhon shumë aksidente, nuk ka parë asnjë rregullim ose përmirësim nga autoriteti rrugor shqiptar. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
