Lajme Zone
Aksident i rëndë në Selenicë, 6 të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident i rëndë në Selenicë, 6 të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Gumenicë, brenda territorit të bashkisë Selenicë, ku një automjet është përplasur fort me një furgon që transportonte pasagjerë. Si pasojë e goditjes së menjëhershme, gjashtë persona kanë mbetur të lënduar.

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Gumenicë, brenda territorit të bashkisë Selenicë, ku një automjet është përplasur fort me një furgon që transportonte pasagjerë. Si pasojë e goditjes së menjëhershme, gjashtë persona kanë mbetur të lënduar. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur mjetet e ndihmës së shpejtë. Të dëmtuarit po transportohen me autoambulanca drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po i nënshtrohen ekzaminimeve dhe po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor nga ekipet e urgjencës. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe shërbimet e Policisë, të cilat kanë bllokuar perimetrin e aksidentit. Ekspertët po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave e shkaqeve që çuan në përplasjen e dy mjeteve. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb