Lajme Zone
Aksident i rëndë në Pogragjë të Klinës, gjashtë të lënduar
Të tjeraTelegrafi

Aksident i rëndë në Pogragjë të Klinës, gjashtë të lënduar

Gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pasditen e së premtes në fshatin Pogragjë të Klinës.

Gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pasditen e së premtes në fshatin Pogragjë të Klinës.Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka bërë të ditur për Telegrafin se aksidenti është raportuar rreth orës 17:40. “Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Pogragjë-Klinë. Në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe një kamionetë. Si pasojë e këtij aksidenti, gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka deklaruar Rugova.Të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, ku kanë marrë tretman mjekësor.Policia po heton rrethanat dhe shkaqet e aksidentit./Telegrafi/