Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident i rëndë në Lushnje! Makina përplaset me murin e një biznesi, rrëzon shtyllën e ndriçimit dhe përmbyset në njërin krah në anë të rrugës (VIDEO)


Drejtuesi i mjetit u dërgua me urgjencë në spital. Paraprakisht dyshohet se humbi kontrollin e automjetit për shkak të shpejtësisë së lartë.

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të Plugut, në bypass-in e autostradës në Lushnje. Një automjet tip "Ford" ka dalë nga rruga, është përplasur me murin e një biznesi, ka rrëzuar një shtyllë ndriçimi dhe më pas, pas disa rrotullimeve, ka përfunduar i përmbysur në anë të rrugës. LEXO edhe...Përplasen ‘kokë më kokë’ dy makina në aksin Peshkopi-Maqellarë, 6 të plagosur, humb jetën 74-vjeçarja (VIDEO) Drejtuesi i mjetit u dërgua me urgjencë nga ambulanca në Spitalin e Lushnjes, ku po merr ndihmë mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë Rrugore dhe ekspertët e Policisë Shkencore të cilët po dokumentojnë rrethanat e aksidentit dhe po disiplinojnë trafikun. Sipas dyshimeve paraprake, drejtuesi i automjetit po lëvizte me shpejtësi mbi normat e lejuara, humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, duke u përplasur me objektin në anë të saj. U.D/E.H/ReportTv.al aksident rrugor lushnje Ford Komento Komente Alban Duro: 08/10/2026 17:51 Faji i rruges si gjithmon Përgjigju Sondazhi i ditës: Territorialja për votim në Kuvend, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 60.8% Jo 32.7% Nuk e di 6.5% Vota total: 942 Sondazhi i ditës: Territorialja për votim në Kuvend, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?