Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur në një aksident tragjik rrugor në Hungari, ku një autobus me targa polake doli nga rruga dhe përfi në një kanal. Aksidenti ndodhi të shtunën në mbrëmje, në autostradën M3, pranë qytetit Mezőkeresztés, në lindje të Hungarisë. Autobusi u përmbys pasi ra në një kanal anës rrugës.
Lajmin e bëri të ditur kryeministri hungarez, Peter Magyar, në një postim në Facebook të dielën në mëngjes.
“12 persona u vranë dhe të paktën 10 u plagosën rëndë mbrëmë kur një autobus me targa polake ra në një hendek në autostradën M3”, shkroi Magyar, duke shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave dhe duke falënderuar ekipet që morën pjesë në operacionin e shpëtimit. Sipas raportimeve të mediave lokale, autobusi kishte dy shoferë dhe në momentin e aksidentit transportonte 57 persona.
Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, ndërsa ekipet e emergjencës u angazhuan gjatë natës për nxjerrjen e pasagjerëve nga autobusi i përmbysur. Top Channel

