Lajme Zone
Aksident i rëndë në Durrës, humbin jetën tre të rinj, lëndohen dy të tjerë
Të tjeraTelegrafi
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident i rëndë në Durrës, humbin jetën tre të rinj, lëndohen dy të tjerë

Rreth orës 02:22, në rrugën dytësore në Manzë, shtetasi K. V., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti është përplasur me një bordurë betoni.

Rreth orës 02:22, në rrugën dytësore në Manzë, shtetasi K. V., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti është përplasur me një bordurë betoni.Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. V., 25 vjeç, dhe pasagjerët, shtetasit S. B., 26 vjeçe, dhe A. M., 15 vjeç, kanë humbur jetën. Pasagjerët e tjerë, shtetasit R. V., 25 vjeç, dhe K. D., 16 vjeç, janë lënduar dhe janë nisur drejt Tiranës për ndihmë mjekësore. K. D, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. /a2cnn/