Lajme Zone
Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, të plagosurit nisen me urgjencë drejt Traumës
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, të plagosurit nisen me urgjencë drejt Traumës

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur pesë persona.

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur pesë persona.

Të plagosurit janë transportuar fillimisht në spitalin e Peshkopisë, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore, katër prej tyre janë nisur drejt Tiranës, për të marrë trajtim më të specializuar.

Në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e policisë, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e përplasjes.

Deri në këto momente, nuk ka ende të dhëna të plota mbi dinamikën e aksidentit apo gjendjen e pesë personave të plagosur.