Aksident në hyrje të fshatit Stan-Karbunarë në aksin e vjetër rrugor nacional Lushnje-Berat.
Automjeti me të cilën udhëtonte një 28-vjeçare është përplasur me barrierat anësore të një ure dhe pas disa rrotullimeve ka përfunduar e kthyer në njërën anë në mes të rrugës për pasojë e aksidentit drejtuesja e mjetit është transportuar me urgjencë ne spitalin e Lushnjes për ndihmë mjekësore.
Policia rrugore ka shkuar në vendngjarje për të dokumentuar rastin dhe për të hetuar shkaqet e aksidentit, njëkohësisht duke disiplinuar trafikun.
Nga të dhënat e para dyshohet se drejtuesja ka humbur kontrollin e mjetit./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

