Lajme Zone
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin
SportEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në afërsi të zonës së Viroit.

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në afërsi të zonës së Viroit. Sipas informacioneve paraprake, në përplasje janë përfshirë një motomjet me targa greke, i drejtuar nga Jorland Koçi, dhe një kamion, me drejtues Edlir Kore. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka mbetur i plagosur rëndë. Ai është transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Mësohet se motoristi ka pësuar dëmtime të rënda në këmbë dhe, për shkak të gjendjes së tij, është bërë i nevojshëm transportimi drejt Spitalit të Traumës në Tiranë me helikopter. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.