Lajme Zone
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident i frikshëm në Kinë, babai humb kontrollin e makinës, nëna dhe fëmija 'fluturojnë' jashtë (VIDEO)


Pamje të frikshme vijnë nga Kina, ku një familje me katër anëtarë u përfshi në një aksident të rëndë pasi makina doli nga kontrolli dhe u përplas me barrierat e autostradës. Gjatë rrotullimit të mjetit, nëna dhe fëmija, që ndodheshin në sediljet e pasme pa rripa sigurimi, u hodhën jashtë makinës.

Pamje të frikshme vijnë nga Kina, ku një nënë dhe fëmija i saj u hodhën jashtë makinës pasi mjeti me të cilin udhëtonte familja prej 4 anëtarësh doli nga kontrolli dhe u përplas me barrierat e autostradës. Gjithçka ndodh në fraksion sekondi. Babai ishte në timon dhe djali në sediljen e parë. Me të parë një objekt plastik në rrugë, ai bën një manovër për t'iu shmangur, por humbet kontrollin. Makina përplaset me barrierën dhe nis rrotullimin me shpejtësi, ndërsa nga xhami i pasmë shihet fillimisht nëna që "fluturon" jashtë dhe përplaset në tokë. Pak pas saj, mes copave të xhamit, shihet edhe fëmija tjetër. LEXO edhe...Humbi kontrollin e motorit dhe u përplas me një shtyllë, ndërron jetë 21-vjeçari në Cërrik! Plagoset i mituri Babai dhe djali, që kishin vendosur rripat e sigurimit, nuk pësuan lëndime. Ndërsa nëna dhe fëmija, që udhëtonin në sediljet e pasme pa rripa sigurimi, pësuan fraktura në krahë, por arritën t'i mbijetonin aksidentit për mrekulli. U.D/E.H/ReportTv.al aksident rrugor Kine Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 72.9% Jo 22.7% Jam i/e dyzyuar 4.3% Vota total: 1083 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?