Lajme Zone
Aksident i 5-fishtë në autostradën Durrës-Tiranë! Humb jetën një 45-vjeçar, automjeti i tij u përplas me kamionin
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident i 5-fishtë në autostradën Durrës-Tiranë! Humb jetën një 45-vjeçar, automjeti i tij u përplas me kamionin

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, ku janë përfshirë pesë automjete. Si pasojë e përplasjes, një 45-vjeçar ka humbur jetën në vendngjarje.

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, ku janë përfshirë pesë automjete. Si pasojë e përplasjes, një 45-vjeçar ka humbur jetën në vendngjarje. Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 05:20, shtetasi me iniciale H. B., 45 vjeç, është përplasur me një kamion. Përplasja ka rezultuar fatale për 45-vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë në vend. Pas përplasjes së parë, në aksident janë përfshirë edhe tre automjete të tjera, me drejtues shtetasit G. L., 59 vjeç dhe J. I., 34 vjeç, si dhe pesë pasagjerë. Të gjithë personat e përfshirë në këtë pjesë të aksidentit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, shtetasja A. V., e cila dyshohet se ka qenë drejtuese e njërit prej automjeteve të përfshira në aksident, është larguar nga vendngjarja. Ajo është shoqëruar nga Policia për të dhënë shpjegime dhe për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Në vendngjarje ndodhen grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për dokumentimin e plotë të aksidentit. Hetuesit po punojnë për të përcaktuar dinamikën e përplasjes dhe shkaqet që çuan në aksidentin tragjik, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb