Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, në autostradën Durrës-Tiranë, ku janë përfshirë pesë automjete. Si pasojë e përplasjes, 45-vjeçari Hysen Balla ka humbur jetën në vendngjarje.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 05:20, shtetasi me iniciale H. B., 45 vjeç, është përplasur me një kamion. Përplasja ka rezultuar fatale për 45-vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë në vend.
Pas përplasjes së parë, në aksident janë përfshirë edhe tre automjete të tjera, me drejtues shtetasit G. L., 59 vjeç dhe J. I., 34 vjeç, si dhe pesë pasagjerë. Të gjithë personat e përfshirë në këtë pjesë të aksidentit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Ndërkohë, shtetasja A. V., e cila dyshohet se ka qenë drejtuese e njërit prej automjeteve të përfshira në aksident, është larguar nga vendngjarja. Ajo është shoqëruar nga Policia për të dhënë shpjegime dhe për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Në vendngjarje ndodhen grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për dokumentimin e plotë të aksidentit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet Aksidentdurres -tirane

