Një aksident hekurudhor në Egjipt ka vrarë të paktën katër persona dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë, tha Ministria e Shëndetësisë e vendit. BBC shkruan se incidenti ndodhi në jug të Kajros të dielën dhe rezultoi në daljen nga shinat e disa vagonëve. LEXO edhe...Spanjë/ 69 viktima nga përplasja e trenave, ministri i Transportit jep dorëheqjen gjashtë ditë pas aksidentit: Nuk mund të qëndroj më në detyrë Presidenti egjiptian Abdul Fattah al-Sisi ka thënë se po e ndjek aksidentin në jug të Kajros "me shumë interes". Në një postim në rrjetet sociale, Presidenti thotë se autoritetet shtetërore janë udhëzuar të ofrojnë kujdesin e nevojshëm mjekësor. Ai ka deklaruar gjithashtu se atyre u është thënë të hetojnë rrethanat e aksidentit dhe të "mbajnë përgjegjës këdo që vërtetohet neglizhenca e tyre". Presidenti i shprehu gjithashtu "ngushëllimet e tij të sinqerta" familjeve të të ndjerëve, si dhe urimet e tij më të mira për shërimin e të plagosurve. R.Xh/ReportTv.al Abdul Fattah al-Sisi aksident hekurudhor Kajro egjipt Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 48.8% Veliajn 18.1% Asnjërin 33.1% Vota total: 1927 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?
