Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pak minuta më parë në zonën e Bilajt, në Krujë, ku përplasja e dy automjeteve ka rezultuar fatale.
Sipas të dhënave paraprake, dy mjetet janë përfshirë në një përplasje të fortë, ndërsa si pasojë një person ka humbur jetën në vendngjarje.
Menjëherë pas sinjalizimit, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për dokumentimin e ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në aksident.
Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet që autoritetet të japin më shumë detaje pas përfundimit të hetimeve paraprake.

