Lajme Zone
“Akses në sekretet më të ndjeshme”/ Ish-ministrja e PS kundër Ramës për skandalin e Vlora Hysenit: Nuk është vetëm përgjegjësi individuale, por test i sistemit
PolitikëBalkanWeb

“Akses në sekretet më të ndjeshme”/ Ish-ministrja e PS kundër Ramës për skandalin e Vlora Hysenit: Nuk është vetëm përgjegjësi individuale, por test i sistemit

Ish-ministrja dhe ish-deputetja Ermelinda Meksi ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me çështjen e Vlora Hysenit.

Ish-ministrja dhe ish-deputetja Ermelinda Meksi ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me çështjen e Vlora Hysenit. Meksi shprehet se rasti nuk duhet parë vetëm në këndvështrimin e përgjegjësisë së një individi, por si një provë për mënyrën se si funksionon sistemi që mundëson emërimin dhe verifikimin e personave në poste me akses në informacionet më të ndjeshme të shtetit. “Çështja Vlora Hyseni nuk duhet të shihet vetëm si çështje e përgjegjësisë së një individi, por si test i sistemit që e përzgjodhi, verifikoi, certifikoi duke i dhënë akses në sekretet më të ndjeshme të shtetit shqiptar”, shkruan Meksi. Reagimi i saj vjen në një kohë kur çështja e ish-drejtueses së SHISH ka shkaktuar debat të gjerë politik dhe publik, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet lidhur me akuzat ndaj saj. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb