Shkulja e pllakës përkujtimore të Aleks Nikës gjatë protestës së 25 tetorit në Tiranë ka rikthyer dhimbjen te familjarët e tij. Xhaxhai i Aleksit, Mark Nika, thotë se nuk e di kush e ka hequr pllakën nga vendi ku u vra nipi i tij më 21 janar 2011, por thekson se familja e di kush janë vrasësit dhe kërkon që ata të dalin para drejtësisë. “Këtu është vrarë Aleksi me 21 janar 2011 nga Garda e Republikës. Në shenjë kujtimi është vendosur një pllakë për të përkujtuar ditën e vrasjes. Sot nga mediat mësova se forca të errëta, nuk e di se kush, e kanë heqë pllakën që ta shuajnë këtë kujtim që kemi për Aleksin. Por, ne e dimë kush janë vrarësit, SPAK po e heton ccështjen dhe i bëjmë thirrje që vrasësit të shkojnë para drejtësisë dhe të mos bredhin sërish si në parlament si jashtë saj. Është një ditë e rëndë për ne. Aleksi nuk kthehet më. Kur vinim në Tiranë e kujtonim ku është vrarë dhe pse është vrarë. Jam i bindur që do e riparojë qeveria dhe i bëmë thirrje SPAK që ta hetojë sa më shpejt dhe këto vrasje të mos i kemi sërish nëpër këmbë për të na krijuar dëme morale., deklaroi ai. Sipas Mark Nikës, heqja e pllakës është një tjetër dhimbje për familjen, e cila prej vitit 2011 pret drejtësi për vrasjen e Aleksit. LEXO EDHE:Protestat e dhunshme/ Një grup organizatash e qytetarësh kallëzojnë Hitën në SPAK: Nxorri në terren efektivë të paidentifikueshëm, përdorim i paligjshëm force U.D/E.H/Shqiptarja.com TAG: spak 21 janari Aleks Nika mark nika Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 2.3 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
26 Tetor, 10:21
Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 76.7% Jo 19.1% Nuk e di 4.2% Vota total: 404 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Tetor, 10:21 Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?
