Evan Hubinger, drejtues i kërkimeve për përafrimin dhe sigurinë e inteligjencës artificiale në kompaninë Anthropic, ka deklaruar se ekziston një mundësi më e madhe se 10% që AI të shkaktojë zhdukjen e njerëzimit brenda dekadës së ardhshme. “Ne besojmë sinqerisht se inteligjenca artificiale mund t’i vrasë të gjithë njerëzit. Personalisht mendoj se mundësia është mbi 10% në dhjetë vitet e ardhshme”, shkroi Hubinger në platformën X. Ai pranoi se, pavarësisht përpjekjeve të Anthropic, kompania nuk ka ende një plan për të zgjidhur problemin e përafrimit të superinteligjencës me interesat dhe vlerat njerëzore dhe se nuk është e qartë nëse po ecën drejt një zgjidhjeje.
Deklarata erdhi pas dorëheqjes së studiuesit Jacob Coxon, i cili kishte punuar në OpenAI dhe Anthropic. Coxon akuzoi dy kompanitë se po garojnë për krijimin e një superinteligjence që përmirëson vetveten, duke “luajtur me jetët tona”.
Hubinger sqaroi megjithatë se rreziku nga modelet që përdoren aktualisht mbetet i ulët. Shqetësimi i tij lidhet me sisteme të ardhshme që mund të përmirësojnë vetveten dhe të dalin jashtë kontrollit njerëzor.
Vlerësimi prej 10% është personal dhe jo një parashikim zyrtar i Anthropic shkruan Forbes dhe ëall street journal që komentuan parashikimin tronditës të shkencëtarit të inteligjencës artificiale. Top Channel

