Lajme Zone
"Ai është kot", Veliaj shumëzon Ramën me zero dhe i shkruan letër Ballukut: Dorëzohem te ti si çdo socialist
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

"Ai është kot", Veliaj shumëzon Ramën me zero dhe i shkruan letër Ballukut: Dorëzohem te ti si çdo socialist

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është drejtuar publikisht ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, tashmë drejtuese politike e qarkut Fier, me një letër publike ku i kërkon të ndërhyjë për të mundësuar kryerjen e operacionit të këmbës në Tiranë. Në një reagim në rrjetet sociale, nga burgu i Fierit ku mbahet në paraburgim, Veliaj publikon letrën ndaj Ballukut ku shkruan se kërkesat

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është drejtuar publikisht ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, tashmë drejtuese politike e qarkut Fier, me një letër publike ku i kërkon të ndërhyjë për të mundësuar kryerjen e operacionit të këmbës në Tiranë. Në një reagim në rrjetet sociale, nga burgu i Fierit ku mbahet në paraburgim, Veliaj publikon letrën ndaj Ballukut ku shkruan se kërkesat e tij të përsëritura drejtuar kryeministrit Edi Rama, ministrit të Drejtësisë Toni Gogu dhe drejtoreshës së Burgjeve nuk kanë marrë përgjigje.

Në mesazhin drejtuar Ballukut, Veliaj përdor ironi për të komentuar atë që dëgjon nga personat në burg: se kryeministri nuk merr më vendime dhe se problemet zgjidhen vetëm përmes ish-zëvendëskryeministres.

REAGIMI I PLOTE:

Znj. Balluku – Dr. e Qarkut Fier,

Siç dihet publikisht, por edhe nga vartësit tuaj në IEVP Fier, po e kaloj izolimin ku më sollët para 1 muaji, me një këmbë të thyer dhe nevojë akute për operacion – kjo të paktën nuk është “sekret”.

Kërkesat e njëpasnjëshme në qeveri tek KM Rama, Min. Gogu dhe drejtoresha e Burgjeve kanë rënë në vesh të shurdhër.

Është evidente ajo që thonë të gjithë këtu, se “Kryeministri është kot, nuk merr dot më asnjë vendim” dhe se “hallin tënd e zgjidh veç Bela”. Ndaj, po dorëzohem edhe unë si gjithë shqiptarët e socialistët e po vij tek ju në ditën e Pranisë Besnike.

Ju kërkoj të aprovoni operacionin tim në Tiranë, pranë mjekut tim dhe familjes sime.

Socialisti “me duar të lidhura”.

Erion Veliaj Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm