Lajme Zone
Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit ishte kompromis, po bëhen përpjekje për ta zhbërë gjuhën shqipe
PolitikëTelegrafi

Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit ishte kompromis, po bëhen përpjekje për ta zhbërë gjuhën shqipe

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në “Click” të "RTV21" ka thënë se Marrëveshja e Ohrit ishte zgjidhja më e mirë për kohën, duke theksuar se ajo ishte kompromis.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në “Click” të "RTV21" ka thënë se Marrëveshja e Ohrit ishte zgjidhja më e mirë për kohën, duke theksuar se ajo ishte kompromis.“Zgjidhje më të mirë për kohën sesa Marrëveshja e Ohrit nukkishte. Marrëveshja e Ohrit është e kompromisit, sepse palëtkanë qenë ndërluftuese. Zhvilloheshin luftime të ashpra, bombardime, pozicione ndërhynte komuniteti ndërkombëtar. Delegacioni i parë që e kemi takuar ka qenë përfaqësuesi i NATO-s”, tha Ahmeti. Ai tutje tha se marrëveshja është nënshkruar në dy faqe tëndryshme.“Marrëveshja është nënshkruar në dy faqe të ndryshme”, tha ai.Tutje, Ahmeti tha se shqiptarëve iu ishte mohuar çdo e drejtënë vendin e vet.“Shqiptarëve iu ishte mohuar çdo e drejtë në vendin e vet dhe, për të qenë më i qartë për publikun, eksperimenti laboratorikanti-shqiptar i Beogradit ka qenë i instaluar në Shkup asokohe”, u shpreh Ahmeti.Përderisa, sipas tij, Marrëveshja e Ohrit i përmbushte kërkesate shqiptarëve, përfshirë zyrtarizimin e gjuhës dhe zyrtarizimine simboleve kombëtare.“Lufta u është imponuar shqiptarëve edhe në Kosovë, edhe në Maqedoni”, tha Ahmeti.Ai tha se Marrëveshja e Ohrit është denigruar dhe këtij denigrimi i kanë shërbyer shqiptarët dhe gabimi që nuk duhet ta përsërisim, partitë politike shqiptare, le të jetë ky gabimi i fundit."Këta, pa fituar legjitimitetin, marrin pjesë vetëm në kolltuk, në qeverisjen e vendit, pa realizuar asnjë kërkesë të shqiptarëve dhe pa përmbushur asnjë obligim dhe detyrim të Marrëveshjes së Ohrit”, tha Ahmeti.Ahmeti tha se gjersa badenteri varet nga deputetët e Frontit Europian ligji për përdorimin e gjuhëve nuk do të kalojë./Telegrafi/