Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i ftuar në Çim Peka Live bëri deklaratën e fortë se Belinda Balluku emëron ministra. Ahmetaj theksoi se Balluku e kërcënon Ramën, nëse ia prek të emëruarit. Shtoi se e masakruan ish-ministrin e Shëndetësisë për një ligj, që do të bëjë Rama, një kartel të vetin. Sipas tij, protesta është shpëtimi i Shqipërisë. Arben Ahmetaj: Nuk ka zgjedhje me këtë, sepse ka vjedhur rregullat e lojës. Paratë e kanë zhdukur fushën. Struktura e Belinda Ballukut dhe e kreut të organizatës dhe në AKSH, dhe në energji dhe në Kadastër është e fortë e vazhdon. Struktura nuk është cenuar. Struktura është më e fortë se kurrë. Belinda Balluku emëron ministra dhe e kërcënon Ramën nëse ia prek ministrat. E masakruan ish-ministrin e Shëndetësisë, për një ligj, që do të bëjë ky një kartel të vetin. Protesta është shpëtimi i Shqipërisë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Ahmetaj balluku emerimet ministrat

