Lajme Zone
Agron Shehaj vodhi në Kuvend marrëveshjen sekrete Shqipëri-SHBA, reagon Rama: Prokuroria t'i tregojë vendin grabitësit të dokumentave të klasifikuar
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Agron Shehaj vodhi në Kuvend marrëveshjen sekrete Shqipëri-SHBA, reagon Rama: Prokuroria t'i tregojë vendin grabitësit të dokumentave të klasifikuar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për vjedhjen e marrëveshjes sekrete ushtarake Shqipëri-SHBA në ambientet e Kuvendit nga deputeti dhe kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj. Përmes rrjeteve sociale, shefi i ekzekutivit shkruan se pasi vodhi dokumentin e klasifikuar Shehaj "tentoi të ikte me vrap njësoj si ballistët pasi hynin në kotec për të grabitur pula, duke na dëshmuar botërisht se vesi del me

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për vjedhjen e marrëveshjes sekrete ushtarake Shqipëri-SHBA në ambientet e Kuvendit nga deputeti dhe kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj. Përmes rrjeteve sociale, shefi i ekzekutivit shkruan se pasi vodhi dokumentin e klasifikuar Shehaj "tentoi të ikte me vrap njësoj si ballistët pasi hynin në kotec për të grabitur pula, duke na dëshmuar botërisht se vesi del me shpirtin". LEXO edhe...Eduard Zaloshnja: Nga 49% në 44%, dhe rikthim në 49% Kreu i qeverisë i bën thirrje prokurorisë të nisë hetimet ndaj Shehajt për grabitjen e një dokumenti të klasifikuar, ndërsa shpreh keqardhjen për dëmtimin fizik të punonjëses së Kuvendit, e cila u rrëzua nga shkallët teksa ndiqte kreun e një prej partive opozitare në vend. Reagimi i plotë i kryeministrit Edi Rama: Ky tipi që vjedh një dokument të klasifikuar dhe ia fut vrapit, është një ballist që ngre dhe ul hajdut kë i del përpara, por siç e shihni sot tentoi të ikte me vrap njësoj si ballistët pasi hynin në kotec për të grabitur pula, duke na dëshmuar botërisht se vesi del me shpirtin Uroj po nuk shpresoj që prokuroria t’i tregojë vendin e përcaktuar nga ligji për grabitësit e dokumentave të klasifikuar kësaj sorre vjedhacake të mbushur me urrejtje, ndërkohë që i shpreh keqardhje vajzës së pafajshme duke falenderuar Zotin që shpëtoi pa dëme serioze nga rendja në panik pas hajdutit K.M/ReportTv.al agron shehaj edi rama kuvend 27 korrik 2026 Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.4% Jo 29.7% Nuk e di 6.9% Vota total: 5617 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?