Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Agron Shehaj shiti me shifrën rekord 15 mln euro vetëm 251 m2 truall e ndërtesë, vetë bleu rreth 4000 m2 me 8.15 mln euro! Pyetja nga Kuvendi: Gone, si e bëre?! (VIDEO)


Agron Shehaj, deklarata e plotë e pasurisë për vitin 2025 kliko këtu për dokumentin e plotëNjë prej politikanëve më të pasur në vend, Agron Shehaj në deklaratën e pasurisë së vitit të kaluar ka deklaruar shitjen për 15 milionë euro të një trualli plus ndërtesë 251 m2 dhe blerjen e rreth 4000 metrave katrorë troje dhe ndërtesa për 8.15 milionë euro. Për shifrat paradoksale Shehaj iu ngrit edhe një pyetje në Kuvend, për të cilën ende s’ka dhënë përgjigje.

Një pasuri e paluajtshme, truall plus ndërtesë vetëm 251 m2 gjithsej, deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Agron Shehaj thotë se e ka shitur shtatorin e kaluar plot 15 milionë euro. Në deklaratën e ndryshimit të pasurisë të depozituar marsin e kaluar, kreu i Partisë Mundësia thotë se ka qenë 100% pronar i kësaj ndërtesë, prej së cilës tashmë ka arkëtuar shifrën e jashtëzakonshme në llogaritë e tij bankare. LEXO EDHE:Balla pyet publikisht Agron Shehajn: Si mund ta shesësh një apartament 151 m2 për 15 mln euro? (VIDEO) Pjesë e deklaratës së pasurisë, ku tregohet shitja 15 milionë euroEdhe pse në deklaratë, Shehaj nuk e thotë adresën ku ndodhet kjo pasuri, shifra e deklaruar duket jashtë çdo logjike tregu, edhe për vendet më luksoze të Evropës, qoftë edhe në Milano të Italisë ku deputeti thotë se zotëron një numër të madh pronash. Nga një kërkim i thjeshtë në rrjet në zonat më të njohura të Milanos maksimumi i shitjes së pasurive të paluajtshme shkon diku rreth 13 mijë euro për metër katrorë, ndërsa sipas llogarive i bie që Shehaj ta ketë shitur 59.760 euro metri katrorë pasurinë e tij, pra miniminalisht 4.5 herë më shumë maksimumi. 15 milionë euro për një godinë plus truall 251 m2 duket edhe më paradoksale kur në të njëjtën deklaratë pasuri, vetë Agron Shehaj jep shifra shumë herë më normale për pasuri të tjera të paluajtshme në Itali, të cilat këtë herë i ka blerë dhe jo shitur. Për shembull, një pasuri të ngjashme, pra truall + ndërtesë, por këtë herë 2000 metra katrorë, pra 8 herë më e madhe se ajo që ka shitur, Shehaj deklaron se e ka blerë 2 milionë euro, pra 7 herë e gjysmë më pak. Gjithashtu kreu i Mundësia Shehaj thotë se ka blerë edhe një tjetër godinë, edhe kjo truall dhe ndërtesë, me sipërfaqe totale prej 1980 metrash katrorë. Edhe kjo pasuri e paluajtshme e blerë 6.15 milionë euro, është rreth 8 herë më e madhe se ajo që deputeti thotë se e ka shitur 15 milionë euro. Pasuritë e paluajtshme që Shehaj thotë se i ka blerë në 2025-nKjo situatë, minimalisht paradoksale, ende nuk është shpjeguar nga Agron Shehaj, edhe pse nga parlamenti kreu i grupit të socialistëve i kërkoi informacion. "Gone na shpjego se si e shite për 15 milionë euro, petët e byrekut po hapen", tha Balla. Sa i përket pjesës tjetër të deklarimit të pasurisë, Shehaj thotë se ka dhënë hua rreth 2 milion e 825 mijë euro, një herë 1.7 milion e një tjetri 1 milion e 125 mijë euro. Për të ardhurat, përveç 15 milionë eurove që thotë se i ka marrë nga shitja e 251 metrave katrorë, Shehaj thotë se nga rroga si deputet ka marrë rreth 2.8 mln lekë dhe të ardhura të tjera deklaron plot 2 milion e 80 mijë euro. Të ardhurat e deklaruara nga Agron Shehaj për vitin 2025Rroga si deputet 2,780,489.05 ALLShitje apartamenti 150,000.00 EURTë tjera 2,400,000.00 ALLTë tjera 730,000.00 EURTë tjera 1,350,000.00 EURShitje ndërtese 15,000,000.00 EUR Kliko këtu për të lexuar deklaratën e plotë të pasurisë së Agron Shehajt K.T./SI.E./Shqiptarja.com TAG: agron shehaj deklarata e pasurise Partia Mundësia Komento Komente emigranti: 14/07/2026 07:09 ka institucione per deklarimin dhe hetimin e pasurise, nuk eshte puna jote Tao ... Përgjigju vlonjati: 14/07/2026 04:32 Spaku ,braho ,dumani me kostume giorgo armani dhe me makina luksoze e bodyguard jane kriminelet me te medhenj te shqiperise Ortak me saliun ,gjykatat super te korruptuar .ajo edi frikacaku duhet nje si enveri per 1 muaj ti konfiskoje pasurit qe kane brenda gjakun e popullit per 35 vjet Përgjigju Alba: 13/07/2026 23:01 Po ndoshta e ka ndertuar me tulla ari. Përgjigju tel: 13/07/2026 16:00 Skeme e pastrimit te parave. SPAK do veproje sapo Nesti Angoni te beje denoncim. Përgjigju Taven Kasemi: 13/07/2026 14:53 Po mir po padrejtēsia wc SPAK çfar bēn apo kto fekale jan bashkēpronar tē njē Bande. Po kush e ka fain vetēm shteti Shqiptar qē e le tē lir ktē qen zgjebarak Agron Fekale Shehaj. Përgjigju Sondazhi i ditës:

10 Korrik, 22:22

Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës? Po! 77.8% Jo! 19.1% Disi! 3.2% Vota total: 5130 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 10 Korrik, 22:22 Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës?