Shtatori pritet të jetë një nga muajt më të rëndësishëm në proceset gjyqësore që po zhvillohen në Dhomat e Specializuara në Hagë. Më 16 shtator 2026 është caktuar shpallja e aktgjykimit në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Telegrafi do ta përcjellë këtë zhvillim me një ekip special dhe me raportim të drejtpërdrejtë, duke sjellë në kohë reale informacionet, reagimet dhe zhvillimet kryesore para, gjatë dhe pas shpalljes së aktgjykimit. Lexuesit do të mund t’i ndjekin të gjitha zhvillimet përmes këtij live feed-i, me raportime të vazhdueshme nga Haga dhe Kosova, reagimet e institucioneve, përfaqësuesve politikë, ekipeve të mbrojtjes dhe zhvillimet e tjera që lidhen me procesin.Edili mbështet këtë mbulim special nga Haga.Postet:Mbylle15/09/2026 • 23:13Vendimi i madh nesër, dy orë në dispozicion për shpalljen e aktgjykimit ndaj katërshes së UÇK-së15/09/2026 • 23:12Brahimaj: Gjykata në Hagë do të marrë një vendim të drejtë, vendim lirues15/09/2026 • 23:08Limaj shpreson në lirimin e ish-krerëve të UÇK-së: Të kthehen ashtu siç kanë shkuar15/09/2026 • 22:23Vendoset ora e fundit e pritjes në Hagë, qindra shqiptarë sonte nën qiell të hapur15/09/2026 • 22:22Prishtina pret vendimin e Hagës, sheshi “Skënderbeu” bëhet gati për natën e pritjes15/09/2026 • 22:21Flamuj të UÇK-së dhe shpresë për lirim, çfarë presin qytetarët në vendlindjet e ish-krerëve një ditë para vendimit në Hagë?15/09/2026 • 20:54Çfarë peshe do të kenë dëshmitë e dhëna nga Wesley Clark dhe James Rubin në vendimin e 16 shtatorit?15/09/2026 • 20:53Ish-zyrtari i Tribunalit të Hagës: Shpresoj që nesër krerët e UÇK-së t’i bashkohen familjeve15/09/2026 • 20:13Haga nën masa të shtuara sigurie para vendimit për Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin15/09/2026 • 19:38Si do të ndikojnë dëshmitë e Wesley Clark dhe James Rubin në vendimin e 16 shtatorit të Gjykatës Speciale15/09/2026 • 18:41Ish-zyrtari i Tribunalit të Hagës, Nazmi Jusufi rrëfen momentin kur Millosheviqi u dërgua në qeli15/09/2026 • 18:36Gashi: Në rast të aktgjykimit lirues, paraburgimi ndërpritet menjëherë – kthimi mund të organizohet brenda ditës15/09/2026 • 18:35Para vendimit në Hagë, mesazhi i djalit të Jakup Krasniqit: UÇK-ja, simbol i luftës sonë për liri15/09/2026 • 18:31Ish-zyrtari i Tribunalit të Hagës: Krerët e UÇK-së nesër do t’i bashkohen Kosovës15/09/2026 • 18:30Një ditë para vendimit final, Shqipe Mehmeti-Selimi: Të bindur për fitoren në fund15/09/2026 • 16:25PDK para shpalljes së aktgjykimit në Hagë: Kosova pret drejtësi, do ta mbrojmë të vërtetën për luftën e UÇK-së15/09/2026 • 15:45Tomë Gashi: Presim aktgjykim lirues për ish-krerët e UÇK-së, Gjykata Speciale mos të bie në lajthitje të provave nga Serbia15/09/2026 • 15:09Hoxhaj arrin në Hagë: Me besim në drejtësi dhe në kthimin e çlirimtarëve në Kosovë15/09/2026 • 15:00BIK-u merr vendim për vendosjen e flamurit të UÇK-së në institucionet dhe xhamitë15/09/2026 • 13:57“Negroci ju pret!” – fshati i lindjes së Jakup Krasniqit në pritje të vendimit të Hagës15/09/2026 • 11:01Më pak se 24 orë nga vendimi në Hagë, flamujt e UÇK-së valojnë në lagjen e Kadri Veselit15/09/2026 • 10:59Alarmi i Kongresistit Self: Haga të mos vendos me paragjykime për Hashim Thaçin dhe tjerët, Ballkani është fuçi baruti15/09/2026 • 10:46Aktgjykimi Thaçi dhe të tjerët të mërkurën në ora 10:00 – transmetimi me 10 minuta me vonesë15/09/2026 • 10:08Çlirim Haziri, djali i dëshmorit Xhavit Haziri, me thirrje publike: Sonte ta zbardhim mëngjesin bashkë në shesh, në pritje të lirisë14/09/2026 • 19:30Telegrafi me raportim direkt nga Haga për procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së14/09/2026 • 15:46Para vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, Policia e Kosovës ndërmerr masa të sigurisë14/09/2026 • 11:33Po mbahet konferenca kombëtare “Lufta për UÇK-në”: Po nisim një dialog të brendshëm për vlerat e vërteta të luftës çlirimtare14/09/2026 • 10:45Kurti: Pas dy ditësh presim vendimin në Hagë, besojmë se do të kthehen në vendin e tyre e pranë familjes14/09/2026 • 10:01Behrami u bën thirrje shqiptarëve në diasporë: Të gjithë në Hagë më 15 dhe 16 shtator14/09/2026 • 09:34Ish krerët e UÇK-së shfaqen në Times Square dy ditë para vendimit në Hagë13/09/2026 • 15:13“Ora e Pritjes” nis edhe në Oslo, mërgata në mbështetje të çlirimtarëve13/09/2026 • 15:05Kurti në hyrje të ekspozesë flet për procesin në Hagë: Asnjë gjykatë nuk mund ta njollosë UÇK-në11/09/2026 • 17:55LVV mbështet “Marshin për Liri”: Ata që votuan Specialen t’i kërkojnë falje Kosovës11/09/2026 • 16:06“Mos ejani vetëm” – “Liria ka Emër” fton qytetarët në “Marshin për Liri”11/09/2026 • 12:50Hamza: Besoj që vendimi do të jetë lirues ndaj dhe Kosova do të ketë festë11/09/2026 • 10:03Kurti nuk tregon nëse do të marrë pjesë në marshin për ish-krerët e UÇK-së10/09/2026 • 21:24“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Istog, në pritje të lirisë për çlirimtarët10/09/2026 • 14:01Transport i organizuar për marshin për liri10/09/2026 • 12:38Seanca e aktgjykimit ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të ndiqet në ekran të madh në Prishtinë10/09/2026 • 11:59Aleanca Kosovare e Bizneseve mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator10/09/2026 • 11:51Gjashtë ditë para aktgjykimit, Oda e Mjekëve vendos flamurin gjigant “Liria ka emër”10/09/2026 • 10:53“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Pejë, në pritje të lirisë për çlirimtarët09/09/2026 • 21:43“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes09/09/2026 • 14:03Bashkësia Islame e Kosovës i bashkohet mbështetjes për Marshin për Liri09/09/2026 • 14:02Ipeshkvi Dodë Gjergji në mbështetje të Marshit për Liri më 12 shtator09/09/2026 • 11:22Instituti i Kosovës për Drejtësi mbështetë “Marshin për Liri”09/09/2026 • 11:16“UÇK na bashkon”, deputetët e PDK-së vendosin mbishkrimin në foltoren e Kuvendit09/09/2026 • 10:10“Liria ka veç një emër, UÇK”, Vedat Bajrami i bashkohet thirrjes për marshin e 12 shtatorit09/09/2026 • 08:29“Zjarri i Lirisë” ndizet në Vushtrri, Idrizi: Çlirimtarë, nuk jeni vetëm08/09/2026 • 16:41Ellis: Aktgjykimi i Speciales mund të bëhet precedent për drejtësinë ndërkombëtare08/09/2026 • 15:57Prishtina mbushet me pankarta për Marshin për Liri, thirrje për pjesëmarrje më 12 shtator08/09/2026 • 12:19“Liria Ka Emër” me mesazh para EULEX-it: Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm08/09/2026 • 11:56A e di Kurti verdiktin e Speciales? Ja çfarë thotë kryeministri në detyrë08/09/2026 • 11:51Mural në Prishtinë për ish-krerët e UÇK-së, pak ditë para verdiktit07/09/2026 • 22:47Nga Pashtriku ndizet “Zjarri i Lirisë” – mesazhi i prerë: Liri për çlirimtarët, asgjë tjetër07/09/2026 • 18:09Në Gllogjan ndizet “Zjarri i Lirisë” : Vetëm liri për çlirimtarët dhe asgjë tjetër07/09/2026 • 14:45Nesër ndizet “Zjarri i Lirisë” në Vushtrri“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Kaçanik07/09/2026 • 14:38Sindikatat e punëtorëve të të gjitha kategorive nëmbështetje të “Marshit për Liri”, më 12 shtator07/09/2026 • 11:29Në Gllogjan ndizet “Zjarri i Lirisë”, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së në Hagë05/09/2026 • 14:37SBASHK i bashkohet Marshit për Liri të 12 shtatorit05/09/2026 • 09:38“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapsht edhe në Deçan04/09/2026 • 13:02Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve dhe ajo e Invalidëve bëjnë thirrje për pjesëmarrje në marshin e ”Liria ka Emër”04/09/2026 • 09:08Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapsht edhe në Drenas - ora e lirisë për çlirimtarët03/09/2026 • 12:03Veteranët paralajmërojnë protesta nëse dënohen krerët e UÇK-së: Nuk do të ndalemi derisa ta arrijmë qëllimin03/09/2026 • 11:36DHTIK mbështet marshin “Kosova po pret”02/09/2026 • 14:10Përfaqësuesit e mbi 100 mijë studentëve paralajmërojnë BE-në: Nuk ju lejojmë të na e kriminalizoni luftën e UÇK-së02/09/2026 • 12:48OVL e UÇK-së pas takimit me Haradinajn: Vendimi i madh për UÇK-në na gjen të bashkuar dhe të fortë01/09/2026 • 21:15“Ora e Pritjes” për çlirimtarë për herë të parë në Evropë, nis numërimin në Dusseldorf01/09/2026 • 21:01Vendoset “Ora e pritjes” edhe në Mitrovicë për krerët e UÇK-së29/08/2026 • 13:49“Liria ka Emër” organizon “Natën e Pritjes” në Hagë më 15 shtator29/08/2026 • 13:29Edhe Vitia nis “Orën e Pritjes” për çlirimtarët28/08/2026 • 16:13Prishtina me mesazh për çlirimtarët: “Në emër të qytetarëve të Prishtinës – shpalleni të pafajshëm!”28/08/2026 • 11:49Në përkrahje të drejtësisë dhe pafajësisë së krerëve të UÇK-së në Prishtinë27/08/2026 • 19:51Syla: Deklaratat e Kurtit për UÇK-në janë të çuditshme dhe të vona27/08/2026 • 09:15Edhe në Vushtrri nisi “Ora e Pritjes” për çlirimtarët27/08/2026 • 07:29"Besojmë në pafajësinë e tyre”, Kurti flet për ish-krerët e UÇK-së në Hagë25/08/2026 • 14:31OVL-UÇK mbështet marshin për liri, por Gucati kritikon ftesën për Kurtin22/08/2026 • 12:27Në Prishtinë nisi “Ora e Pritjes”, numërimi së prapthi në pritje të krerëve të UÇK-së21/08/2026 • 11:53Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?21/08/2026 • 09:30Thaçi flet për trazirat e 2004-tës: Serbia mobilizoi ushtrinë, por u paralajmërua nga NATO-ja21/08/2026 • 09:29Thaçi: Synimi serbo-rus është të diskreditohet projekti i shtetit të Kosovës21/08/2026 • 08:44“Gjyshja po të pret çdo ditë, bab” – djali i Hashim Thaçit me mesazh prekës18/08/2026 • 10:31Bajrami: Trendafilova më kishte thënë se do të dorëhiqej nëse paraburgimi zgjaste mbi një vit17/08/2026 • 15:50Shoqata “Thirrje për Drejtësi” kërkon drejtësi për të gjitha viktimat dhe besim në prova17/08/2026 • 12:26Një muaj para shpalljes së aktgjykimit në Hagë, Bajrami: Lufta e UÇK-së ishte luftë për lirinë e Kosovës17/08/2026 • 12:15Hamza: 16 shtatori duhet të jetë dita e kthimit të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit në Kosovë 88 poste Listo sipas Me te rejat ne fillim Me te vjetrat ne fillim 15/09/2026 • 23:13Vendimi i madh nesër, dy orë në dispozicion për shpalljen e aktgjykimit ndaj katërshes së UÇK-sëPas disa vitesh proces gjyqësor në Hagë, nesër do të shpallet aktgjykimi në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.Seanca do të nisë në orën 10:00 dhe, sipas njoftimit zyrtar, është paraparë të zgjasë deri në orën 12:00.Lajmi i plotë15/09/2026 • 23:12Brahimaj: Gjykata në Hagë do të marrë një vendim të drejtë, vendim liruesIsh-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lahi Brahimaj, është shprehur i bindur se trupi gjykues në çështjen ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë do të marrë një vendim të drejtë.Në Debat Plus, Brahimaj tha se sipas tij vendimi i drejtë do të ishte shpallja e pafajshme e të gjithë të akuzuarve.Lajmi i plotë15/09/2026 • 23:08Limaj shpreson në lirimin e ish-krerëve të UÇK-së: Të kthehen ashtu siç kanë shkuarKryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka rrëfyer përvojën e tij një natë para shpalljes së verdiktit, duke kujtuar kohën kur vetë ishte përballur me procesin gjyqësor.Limaj tha se një natë para vendimit “përgatitesh për ma të keqen”, duke iu referuar rastit të tij.Lajmi i plotë15/09/2026 • 22:23Vendoset ora e fundit e pritjes në Hagë, qindra shqiptarë sonte nën qiell të hapurPak metra larg objektit të Gjykatës Speciale, në vendin e quajtur Malieveld, është vendosur ora e pritjes në Hagë, në prag të shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Qindra shqiptarë nga vende të ndryshme të Evropës dhe nga Kosova, janë mbledhur sonte në përkrahje të krerëve të UÇK-së, vendimi për të cilët do të jepet nesër.Lajmi i plotë15/09/2026 • 22:22Prishtina pret vendimin e Hagës, sheshi “Skënderbeu” bëhet gati për natën e pritjesNdërsa nesër, më 16 shtator, pritet vendimi i Dhomave të Specializuara në Hagë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, në Prishtinë kanë nisur përgatitjet për ta pritur këtë moment së bashku.Në sheshin “Skënderbeu” tashmë është vendosur ekrani i madh, ndërsa janë shtruar qilimat e kuq dhe janë vendosur flakadanë, duke krijuar hapësirën ku qytetarët pritet ta ndjekin drejtpërdrejt seancën nga Haga.Lajmi i plotë15/09/2026 • 22:21Flamuj të UÇK-së dhe shpresë për lirim, çfarë presin qytetarët në vendlindjet e ish-krerëve një ditë para vendimit në Hagë?Një ditë para shpalljes së aktgjykimit në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, atmosfera e pritjes ndihet edhe në vendlindjet dhe vendbanimet e tyre.Nga Bairi i Mitrovicës, në Burojë dhe Açarevë të Skenderajt, e deri në Negroc të Drenasit, flamuj të UÇK-së janë vendosur në shtëpi dhe hapësira të ndryshme, ndërsa qytetarët po presin me vëmendje zhvillimet nga Haga.Lajmi i plotë15/09/2026 • 20:54Çfarë peshe do të kenë dëshmitë e dhëna nga Wesley Clark dhe James Rubin në vendimin e 16 shtatorit?Pas vitesh proces gjyqësor, nesër më 16 shtator, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.Për vite me radhë, lufta e Kosovës është rrëfyer përmes historisë, politikës dhe kujtesës kolektive. Tashmë, këtij rrëfimi pritet t’i shtohet edhe një kapitull gjyqësor.Lajmi i plotë15/09/2026 • 20:53Ish-zyrtari i Tribunalit të Hagës: Shpresoj që nesër krerët e UÇK-së t’i bashkohen familjeveNazmi Jusufi, ish-zyrtar në Tribunalin Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë në Hagë, ka folur për procesin gjyqësor ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke shprehur shpresën se drejtësia do të jetë në favor të tyre dhe se ata do të shpallen të pafajshëm.Jusufi ka kritikuar kohëzgjatjen e procesit në Gjykatën Speciale, duke thënë se krerët e UÇK-së ndodhen prej gati gjashtë vitesh në paraburgim në Hagë.Lajmi i plotë15/09/2026 • 20:13Haga nën masa të shtuara sigurie para vendimit për Thaçin, Veselin, Selimin e KrasniqinPolicia holandeze ka shtuar masat e sigurisë pranë ndërtesës së Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, para shpalljes së vendimit të shkallës së parë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Ekipi i Telegrafit që po qëndron në Hagë ka raportuar se pjesëtarë të policisë holandeze janë parë të stacionuar para ndërtesës së Speciales, ndërsa u kanë kërkuar qytetarëve që ishin mbledhur aty të mos qëndrojnë gjatë.Lajmi i plotë15/09/2026 • 19:38Si do të ndikojnë dëshmitë e Wesley Clark dhe James Rubin në vendimin e 16 shtatorit të Gjykatës Speciale15/09/2026 • 18:41Ish-zyrtari i Tribunalit të Hagës, Nazmi Jusufi rrëfen momentin kur Millosheviqi u dërgua në qeli15/09/2026 • 18:36Gashi: Në rast të aktgjykimit lirues, paraburgimi ndërpritet menjëherë – kthimi mund të organizohet brenda ditësAvokati Tomë Gashi ka folur për Telegrafin lidhur me atë se çfarë mund të ndodhë në rast se aktgjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është lirues.Gashi ka thënë se, sipas vlerësimit të tij, me shpalljen e një vendimi të tillë do të ndërpritej edhe paraburgimi, ndërsa më pas do të mbeteshin çështjet teknike të kthimit të tyre në Kosovë.Lajmi i plotë15/09/2026 • 18:35Para vendimit në Hagë, mesazhi i djalit të Jakup Krasniqit: UÇK-ja, simbol i luftës sonë për liriNjë ditë para vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale në mbështetje të UÇK-së dhe luftës për çlirimin e Kosovës.Krasniqi shkruan se UÇK-ja përbën një nga kapitujt më të rëndësishëm të historisë së shqiptarëve dhe se asnjë vendim gjyqësor nuk mund ta ndryshojë, sipas tij, të vërtetën historike.Lajmi i plotë15/09/2026 • 18:31Ish-zyrtari i Tribunalit të Hagës: Krerët e UÇK-së nesër do t’i bashkohen Kosovës15/09/2026 • 18:30Një ditë para vendimit final, Shqipe Mehmeti-Selimi: Të bindur për fitoren në fundDeputetja e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Mehmeti-Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit, ka përcjellë një mesazh nga Haga, një ditë para shpalljes së aktgjykimit final ndaj ish-krerëve të UÇK-së.“Betejë pas beteje! Sa më të fortë në beteja, aq më të bindur për fitoren në fund!”, ka shkruar ajo në një postim në rrjetet sociale.Lajmi i plotë>>>15/09/2026 • 16:25PDK para shpalljes së aktgjykimit në Hagë: Kosova pret drejtësi, do ta mbrojmë të vërtetën për luftën e UÇK-sëDeputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka deklaruar se kanë mbetur edhe rreth 18 orë deri në shpalljen e një prej aktgjykimeve më të rëndësishme për Kosovën dhe qytetarët e saj.Në një konferencë për media, Gruda tha se PDK-ja gjatë gjithë këtyre viteve ka besuar se do të ketë drejtësi dhe se pret që vendimi të bazohet në prova dhe standarde të barabarta.Lajmi i plotë>>>15/09/2026 • 15:45Tomë Gashi: Presim aktgjykim lirues për ish-krerët e UÇK-së, Gjykata Speciale mos të bie në lajthitje të provave nga SerbiaVetëm pak orë para shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, avokati Tomë Gashi ka thënë se pret një vendim lirues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Në një intervistë për Telegrafin, Gashi ka folur për procesin gjyqësor në Hagë, provat e paraqitura gjatë tij, skenarët e mundshëm të aktgjykimit dhe atë që, sipas tij, do të ndodhte në rast të një vendimi lirues.Artikullin e plotë e keni këtu15/09/2026 • 15:09Hoxhaj arrin në Hagë: Me besim në drejtësi dhe në kthimin e çlirimtarëve në KosovëDeputeti i PDK-së dhe ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka mbërritur sot në Hagë, në prag të zhvillimeve të rëndësishme në procesin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Hoxhaj ka publikuar në Facebook një fotografi nga aeroporti në Hagë, ku shihet së bashku me deputetin Mërgim Lushtaku dhe Nait Hasanin, të cilët kanë udhëtuar drejt Holandës në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së.15/09/2026 • 15:00BIK-u merr vendim për vendosjen e flamurit të UÇK-së në institucionet dhe xhamitëBIK-u merr vendim për vendosjen e flamurit të UÇK-së në institucionet dhe xhamitëBashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka marrë vendim që të gjitha strukturat dhe institucionet e saj të obligohen për vendosjen dhe ekspozimin e flamurit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).Lajmi i plotë>>>15/09/2026 • 13:57“Negroci ju pret!” – fshati i lindjes së Jakup Krasniqit në pritje të vendimit të HagësNë Negroc, në fshatin e lindjes së Jakup Krasniqit, është vendosur një pankartë me mbishkrimin “Negroci ju pret!”, e shoqëruar me fotografitë e katër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.Mesazhi është vendosur pak orë para 16 shtatorit, kur Dhomat e Specializuara në Hagë pritet të shpallin aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.15/09/2026 • 11:01Më pak se 24 orë nga vendimi në Hagë, flamujt e UÇK-së valojnë në lagjen e Kadri VeselitKanë mbetur më pak se 24 orë nga shpallja e aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.Ekipet e Telegrafit janë në terren, duke përcjellë nga afër atmosferën në lagjet ku jetojnë ish-krerët e UÇK-së dhe duke sjellë pamje nga situata që po mbizotëron në orët e fundit para shpalljes së vendimit.Lajmi i plotë>>>15/09/2026 • 10:59Alarmi i Kongresistit Self: Haga të mos vendos me paragjykime për Hashim Thaçin dhe tjerët, Ballkani është fuçi barutiAlarmi i Kongresistit Self: Haga të mos vendos me paragjykime për Hashim Thaçin dhe tjerët, Ballkani është fuçi barutiKongresisti amerikan Keith Self ka shprehur shqetësim lidhur me mundësinë që, sipas tij, konsideratat politike të ndikojnë në vendimet e institucioneve të drejtësisë në Hagë.Reagimi i tij vjen në prag të shpalljes së vendimit në rastin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.Lajmi i plotë>>>15/09/2026 • 10:46Aktgjykimi Thaçi dhe të tjerët të mërkurën në ora 10:00 – transmetimi me 10 minuta me vonesëTrupi Gjykues ka planifikuar shqiptimin e aktgjykimit në çështjen kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit për 16 shtator 2026, ora 10:00.Në njoftim bëhet e ditur se sa i takon pjesëmarrjes në hapësirat e Dhomave të Specializuara të Kosovës, u janë dërguar mesazhe elektronike të gjithë atyre të cilëve u është caktuar ulëse në galerinë publike, në qendrën e medias apo në dhomat e informimit.Seanca publike gjithashtu do të transmetohet me 10 minuta vonesë në gjuhët shqipe, anglishte dhe serbishte. Lajmi i plotë>>>15/09/2026 • 10:08Çlirim Haziri, djali i dëshmorit Xhavit Haziri, me thirrje publike: Sonte ta zbardhim mëngjesin bashkë në shesh, në pritje të lirisëKur Kosova po hyn në 24 orët e fundit para vendimit në Hagë, Çlirim Haziri, djali i veprimtarit dhe dëshmorit të kombit Xhavit Haziri, u ka bërë thirrje qytetarëve që sonte të mblidhen në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë dhe ta presin së bashku mëngjesin e 16 shtatorit.Haziri ka bërë të ditur se sonte do ta kalojë natën në shesh, në pritje të verdiktit për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.Lajmi i plotë>>>14/09/2026 • 19:30Telegrafi me raportim direkt nga Haga për procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së View this post on Instagram A post shared by Telegrafi.com (@telegrafi)14/09/2026 • 15:46Para vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, Policia e Kosovës ndërmerr masa të sigurisëPolicia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë në prag të 16 shtatorit, datë kur pritet të shpallet verdikti përfundimtar i Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Artikull e plotë e keni këtu14/09/2026 • 11:33Po mbahet konferenca kombëtare “Lufta për UÇK-në”: Po nisim një dialog të brendshëm për vlerat e vërteta të luftës çlirimtareNë prag të shpalljes së verdiktit final nga Dhomat e Specializuara në Hagë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, po mbahet konferenca kombëtare “Lufta për UÇK-në”, e organizuar nga platforma qytetare “Liria ka emër”.Sipas një njoftimi për media thuhet se hapja e konferencës është bërë nga përfaqësuesja e kësaj platforme, Eliza Hoxha, e cila tha se për 6 vite ky proces ka qenë pjesë e pandashme e vëmendjes publike në Kosovë.“Kjo konferencë vjen si moment për ta nisur një dialog të brendshëm për në vlerat tona të vërteta, për historinë tonë, për pikat tona të përbashkëta edhe nëse nuk pajtohemi, por aty duhet të jenë aty për t’i vlerësuar dhe adresuar”, tha ajo.14/09/2026 • 10:45Kurti: Pas dy ditësh presim vendimin në Hagë, besojmë se do të kthehen në vendin e tyre e pranë familjesKryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për vendimin e pritshëm të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli.Kurti gjatë mbledhjes solemne të Qeverisë ka thënë se Kosova, dy ditë para shpalljes së vendimit, po e pret me vëmendje verdiktin e Gjykatës.Artikullin e plotë e keni këtu14/09/2026 • 10:01Behrami u bën thirrje shqiptarëve në diasporë: Të gjithë në Hagë më 15 dhe 16 shtatorDeputeti i PDK-së, Artan Behrami u ka bërë thirrje shqiptarëve që ndodhen në diasporë të shkojnë në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së për vendimin final i cili pritet të shpallet më 16 shtator.Bëhrami këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook. “Ftoj të gjithë shqiptarët në diasporë që të martën, më 15, dhe të mërkurën, më 16 shtator, të vijnë në Hagë, në pritje të verdiktit. Të gjithë në Hagë”, ka shkruar Behrami. 14/09/2026 • 09:34Ish krerët e UÇK-së shfaqen në Times Square dy ditë para vendimit në HagëIsh krerët e UÇK-së shfaqen në Times Square dy ditë para vendimit në HagëNjë mesazh në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është shfaqur në Times Square në New York, vetëm dy ditë para shpalljes së vendimit nga Gjykata Speciale në Hagë.Në grafikun e vendosur në një prej hapësirave të njohura reklamuese të Times Square është shfaqur fotografia e katër ish-krerëve të UÇK-së.Artikull e plotë e keni këtu13/09/2026 • 15:13“Ora e Pritjes” nis edhe në Oslo, mërgata në mbështetje të çlirimtarëveSot, ka filluar numërimi së prapthi edhe në Oslo të Norvegjisë, deri më 16 shtator kur do të jepet verdikti final për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, që po mbahen në Hagë.Sipas njoftimit, i ftuar në këtë ngjarje ka qenë edhe përfaqësuesi i platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli, i cili u shpreh mirënjohës për mbështetjen që po ofrohet për çlirimtarët, duke thënë se kudo po jehon zëri i shqiptarëve që Kosova po pret drejtësi dhe kthimin e çlirimtarëve në atdhe.“Ora e pritjes” në Oslo është organizuar nga përfaqësues politikë, veprimtarë, aktivistë dhe pjesëtarë të komunitetit shqiptar në Norvegji.Dje, është mbajtur marshi për liri në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në prag të verdiktit final në Hagë. 13/09/2026 • 15:05Kurti në hyrje të ekspozesë flet për procesin në Hagë: Asnjë gjykatë nuk mund ta njollosë UÇK-nëMandatari për formimin e Qeverisë së re, Albin Kurti, në hyrje të ekspozesë së tij para Kuvendit të Kosovës, ka përshëndetur konstituimin e legjislaturës së 11-të.Kurti ka thënë se këto ditë Kosova po i përcjell me ankth zhvillimet lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.Lajmi i plotë, KËTU.11/09/2026 • 17:55LVV mbështet “Marshin për Liri”: Ata që votuan Specialen t’i kërkojnë falje KosovësLëvizja Vetëvendosje ka shprehur mbështetje për “Marshin për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, duke kritikuar themelimin e Gjykatës Speciale dhe ata që votuan për krijimin e saj.Në një deklaratë të publikuar të premten, LVV ka thënë se themelimi i Gjykatës Speciale nga Kuvendi i Kosovës ishte “dëmi më i madh” që, sipas saj, i është bërë historisë së luftës çlirimtare dhe themeleve të shtetit të Kosovës.Sipas Vetëvendosjes, Gjykata Speciale ka krijuar një rend të veçantë gjyqësor me fokus ndaj pjesëtarëve të UÇK-së, ndërsa Serbia dhe institucionet e saj përgjegjëse për krime gjatë luftës në Kosovë kanë mbetur jashtë këtij procesi.Artikullin e plotë mund ta lexoni këtu11/09/2026 • 16:06“Mos ejani vetëm” – “Liria ka Emër” fton qytetarët në “Marshin për Liri”Mos ejani vetëm, ejani me familjet tuaja” – kjo ishte thirrja që platforma qytetare “Liria ka Emër” ua drejtoi qytetarëve në konferencën e fundit para “Marshit për Liri”, që do të mbahet nesër në Prishtinë, raporton KosovaPress.Marshi do të nisë më 12 shtator, në orën 14:00, nga Sheshi “Skënderbeu”, ndërsa organizatorët kanë bërë të ditur edhe programin dhe emrat e folësve që do t’u drejtohen pjesëmarrësve.Artikullin e plotë e keni këtu11/09/2026 • 12:50Hamza: Besoj që vendimi do të jetë lirues ndaj dhe Kosova do të ketë festëKryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza ka shprehur besimin se vendimi në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) do të jetë lirues.Hamza ka thënë se pret që Kosova të ketë arsye për të festuar, duke theksuar se, sipas tij, gjatë procesit është dëshmuar pastërtia e luftës së UÇK-së.Artikullin e plotë e keni këtu11/09/2026 • 10:03Kurti nuk tregon nëse do të marrë pjesë në marshin për ish-krerët e UÇK-sëKryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti nuk ka treguar nëse do të marrë pjesë në marshin në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i cili pritet të mbahet të shtunën.Kurti sot bëri homazhe te memoriali “Kosova kujton”, kushtuar viktimave të sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Artikullin e plotë e keni këtu10/09/2026 • 21:24“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Istog, në pritje të lirisë për çlirimtarët10 shtator – Edhe Istogu i është bashkuar “Orës së Pritjes”, e cila po numëron mbrapa drejt 16 shtatorit, në pritje të drejtësisë dhe lirisë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të platformës qytetare “Liria Ka Emër”, përfaqësues institucionalë, veteranë, aktivistë dhe qytetarë të Istogut.Me nisjen e “Orës së Pritjes”, edhe Istogu i bashkohet qyteteve anembanë Kosovës që po përcjellin të njëjtin mesazh:“Në emër të popullit, shpalleni TË PAFAJSHËM!”Nga Istogu u përcoll mesazhi se Kosova po pret drejtësi, liri dhe kthimin në atdhe të çlirimtarëve të saj.Aktivitetet e platformës qytetare “Liria Ka Emër” vazhdojnë drejt Marshit për Liri, që do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.10/09/2026 • 14:01Transport i organizuar për marshin për liriMë 12 shtator, nga qytete dhe vendbanime të shumta të Kosovës, autobusët nisen drejt Prishtinës për Marshin për Liri.Siç thuhet në njoftim destinacioni është në sheshin “Skënderbeu”, Prishtinë dhe marshi do të nisë në orën 14:00.10/09/2026 • 12:38Seanca e aktgjykimit ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të ndiqet në ekran të madh në PrishtinëSeanca e aktgjykimit ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të ndiqet në ekran të madh në PrishtinëNënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati ka bërë të ditur se Komuna në bashkëpunim me platformën “Liria ka Emër”, do të organizojë transmetimin e drejtpërdrejtë të seancës së aktgjykimit ndaj ish krerëve të UÇK-së në një ekran të madh të vendosur në sheshin “Skënderbeu”.Musmurati në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ekrani do të jetë i qasshëm për të gjithë qytetarët, të cilët do të kenë mundësi ta ndjekin live seancën e gjykimit më 16 shtator, e cila pritet të nisë në orën 10:00.Artikulli e plotë e keni këtu10/09/2026 • 11:59Aleanca Kosovare e Bizneseve mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtatorPërfaqësuesit e platformës Liria ka Emër, Eliza Hoxha dhe Ridvan Emini janë pritur në takim nga përfaqësues të Aleancës Kosovare të Bizneseve, të cilët kanë shprehur mbështetjen për “Marshin për Liri”, që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në përkrahje të Hashim Thacit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit që po mbahen në Hagë.Kryetari i AKB-së, Agim Shahini u shpreh se bizneset, punëtorët, bashkëpunëtorët dhe familjarët e tyre do t’i bashkohen marshit në mënyrë masive.Në këtë takim, përfaqësuesit e LKE-së i falënderuan përfaqësuesit e AKB-së për mbështetjen e ofruar, duke theksuar se Kosova po pret drejtësi, liri dhe kthimin në atdhe të çlirimtarëve.10/09/2026 • 11:51Gjashtë ditë para aktgjykimit, Oda e Mjekëve vendos flamurin gjigant “Liria ka emër”Vetëm gjashtë ditë para aktgjykimit të 16 shtatorit, Oda e Mjekëve të Kosovës i është bashkuar mesazhit të solidaritetit dhe mbështetjes për çlirimtarët, duke vendosur në objektin e saj një flamur gjigant me emblemën e UÇK-së dhe mbishkrimin “Liria ka emër”.Flamuri është vendosur në fasadën e objektit të Odës, duke u bërë pjesë e aktiviteteve dhe mesazheve publike që po zhvillohen në prag të vendimit për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.Ky solidarizim vjen në një kohë kur institucione, organizata, biznese, artistë, veteranë dhe qytetarë po bashkohen rreth një mesazhi të përbashkët për drejtësi, liri dhe mbrojtjen e historisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 10/09/2026 • 10:53“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Pejë, në pritje të lirisë për çlirimtarëtEdhe Peja i është bashkuar “Orës së Pritjes”, e cila po numëron mbrapa drejt 16 shtatorit, në pritje të drejtësisë dhe lirisë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të platformës qytetare “Liria Ka Emër”, përfaqësues institucionalë, veteranë, aktivistë dhe qytetarë të Pejës.Me nisjen e “Orës së Pritjes”, edhe Peja i bashkohet qyteteve anembanë Kosovës që po përcjellin të njëjtin mesazh:“Në emër të popullit, shpalleni TË PAFAJSHËM!”Nga Peja u përcoll mesazhi se Kosova po pret drejtësi, liri dhe kthimin në atdhe të çlirimtarëve të saj.09/09/2026 • 21:43“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të NerodimesEdhe Zona Operative e Nerodimes, si pjesë e 7 zonave, i është bashkuar aktivitetit “Zjarri i Lirisë”, në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.Ish-ushtarë dhe bashkëluftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veteranë, familje të dëshmorëve dhe qytetarë u bashkuan për të përcjellë një mesazh të përbashkët: lufta e UÇK-së ishte luftë për liri dhe historia e saj duhet të mbrohet me dinjitet.Sipas njoftimit, nga Zona Operative e Nerodimes u kërkua drejtësi dhe liri për ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në Hagë, ndërsa u ritheksua mbështetja për sakrificën, luftën dhe vlerat mbi të cilat është ndërtuar liria e Kosovës.“Zjarri i Lirisë” po bashkon, nga njëra zonë operative në tjetrën, bashkëluftëtarë dhe qytetarë rreth kujtesës, solidaritetit dhe kërkesës për drejtësi.“Nga Nerodimja, mesazhi është i qartë: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në”, thuhet në njoftim.Aktivitetet vazhdojnë drejt Marshit për Liri, që do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.09/09/2026 • 14:03Bashkësia Islame e Kosovës i bashkohet mbështetjes për Marshin për LiriPërfaqësues të platformës qytetare “Liria Ka Emër”, të kryesuar nga Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, u pritën sot nga Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava.Në takim u diskutua për organizimin e Marshit për Liri, që do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, si dhe për rëndësinë e bashkimit qytetar në këto ditë vendimtare.Myftiu Tërnava shprehu mbështetjen e tij për këtë nismë dhe gatishmërinë për të kontribuar në mbarëvajtjen e marshit, duke përcjellë një mesazh solidariteti, uniteti dhe respekti për vlerat e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.09/09/2026 • 14:02Ipeshkvi Dodë Gjergji në mbështetje të Marshit për Liri më 12 shtatorPërfaqësues të platformës qytetare “Liria Ka Emër” kanë zhvilluar takim me Ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, në kuadër të takimeve dhe aktiviteteve para Marshit për Liri, që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë.Gjatë takimit është diskutuar për organizimin e marshit, rëndësinë e tij dhe mesazhin e solidaritetit me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, si dhe me familjet e tyre.Përfaqësuesit e “Liria Ka Emër”, Eliza Hoxha, Ismail Tasholli dhe Ridvan Emini, e kanë njoftuar Ipeshkvin Gjergji me mobilizimin qytetar dhe aktivitetet që po zhvillohen në mbarë Kosovën në prag të 12 shtatorit.Imzot Dodë Gjergji ka shprehur mbështetjen e tij për Marshin për Liri, duke vlerësuar rëndësinë e unitetit, solidaritetit dhe qëndrimit të përbashkët në mbështetje të vlerave mbi të cilat është ndërtuar liria e Kosovës.09/09/2026 • 11:22Instituti i Kosovës për Drejtësi mbështetë “Marshin për Liri”Përfaqësuesit e platformës Liria ka Emër, Eliza Hoxha, Ismail Tasholli dhe Ridvan Emini kanë zhvilluar një takim me drejtuesit e Institutit të Kosovës për Drejtësi, të cilët kanë shprehur mbështetjen për “Marshin për Liri”, që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në përkrahje të çlirimtarëve që po mbahen në Hagë.Drejtori i IKD-së, Betim Musliu, hulumtuesit Naim Jakaj dhe Qemajl Marmullakaj theksuan se IKD në vazhdimësi ka kërkuar që procesi në Hagë të zhvillohet në mënyrë të drejtë, të pavarur dhe në përputhje me standardet e gjykimit të drejtë.09/09/2026 • 11:16“UÇK na bashkon”, deputetët e PDK-së vendosin mbishkrimin në foltoren e Kuvendit“UÇK na bashkon”, deputetët e PDK-së vendosin mbishkrimin në foltoren e KuvenditPak para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë vendosur në foltoren e Kuvendit një mbishkrim me mesazhin “UÇK na bashkon”.Ky veprim vjen në prag të shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po gjykohen në Dhomat e Specializuara në Hagë.Artikullin e plotë e keni këtu09/09/2026 • 10:10“Liria ka veç një emër, UÇK”, Vedat Bajrami i bashkohet thirrjes për marshin e 12 shtatorit“Liria ka veç një emër, UÇK”, Vedat Bajrami i bashkohet thirrjes për marshin e 12 shtatoritAktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Vedat Bajrami, iu është bashkuar thirrjes për marshin e 12 shtatorit, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.Marshi në përkrahje të katër ish-krerëve të UÇK-së pritet të mbahet në Prishtinë, në një kohë kur procesi gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po i afrohet fazës së vendimit.Artikullin e plotë e keni këtu09/09/2026 • 08:29“Zjarri i Lirisë” ndizet në Vushtrri, Idrizi: Çlirimtarë, nuk jeni vetëmKryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se në Novolan është ndezur “Zjarri i Lirisë”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.Sipas Idrizit, “Zjarri i Lirisë” u ndez nga Zona Operative e Shalës, si shenjë mbështetjeje për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.08/09/2026 • 16:41Ellis: Aktgjykimi i Speciales mund të bëhet precedent për drejtësinë ndërkombëtareAktgjykimi në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit mund të ketë peshë përtej fatit juridik të katër të akuzuarve.Mark Ellis, njohës i çështjeve ligjore, thotë për Radion Evropa e Lirë se ai mund të ndihmojë në përcaktimin e kufijve të ndërmarrjes së përbashkët kriminale dhe përgjegjësisë komanduese kur bëhet fjalë për udhëheqës të lartë.Në qendër do të jetë çështja nëse ka ekzistuar një qëllim i përbashkët kriminal dhe nëse secili prej të akuzuarve kishte kontroll efektiv dhe dijeni për krimet e kryera nga vartësit.Për Ellisin, drejtor i Odës Ndërkombëtare të Avokatëve, rëndësia e vendimit nuk qëndron vetëm te përfundimi i tij, por edhe te mënyra se si do të arsyetohet, si dhe te gjurmët që mund t’i lërë në të drejtën penale ndërkombëtare dhe në të kuptuarit e luftës në Kosovë.Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.08/09/2026 • 15:57Prishtina mbushet me pankarta për Marshin për Liri, thirrje për pjesëmarrje më 12 shtatorPrishtina po merr pamjen e një mobilizimi qytetar në prag të “Marshit për Liri”, i cili pritet të mbahet më 12 shtator në kryeqytet.Thirrjet lidhen me mbështetjen për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët po përballen me proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë. Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU:08/09/2026 • 12:19“Liria Ka Emër” me mesazh para EULEX-it: Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm“Liria Ka Emër” me mesazh para EULEX-it: Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëmAktivistë të platformës qytetare “Liria Ka Emër” kanë zhvilluar sot një aktivitet simbolik para objektit të EULEX-it në Prishtinë, ku ndodhet edhe Zyra e Dhomave të Specializuara, duke përcjellë mesazhin “NË EMËR TË POPULLIT, SHPALLENI TË PAFAJSHËM!”.Përmes këtij aktiviteti, platforma ka kërkuar drejtësi dhe liri për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, ndërsa ka bërë thirrje që në përfundim të procesit gjyqësor të mos harrohet konteksti historik i luftës çlirimtare të Kosovës dhe sakrifica mbi të cilën është ndërtuar liria e vendit.Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU:08/09/2026 • 11:56A e di Kurti verdiktin e Speciales? Ja çfarë thotë kryeministri në detyrëKryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka asnjë informacion për vendimmarrjen e Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së.“Nuk kam asnjë informacion. Këtu jemi për eficiencë të energjisë, por nuk kam asnjë informacion”, tha ai.Gjykata Speciale do të shpallë verdiktin final më 16 shtator për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin.08/09/2026 • 11:51Mural në Prishtinë për ish-krerët e UÇK-së, pak ditë para verdiktitNjë mural me portretet e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, është realizuar në Prishtinë.Muralet paraqesin katër ish-krerët e UÇK-së, të cilët po gjykohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU07/09/2026 • 22:47Nga Pashtriku ndizet “Zjarri i Lirisë” – mesazhi i prerë: Liri për çlirimtarët, asgjë tjetërNë Landovicë, në Zonën Operative të Pashtrikut, është ndezur “Zjarri i Lirisë”, në kuadër të aktivitetit “7 Zona, 7 Zjarre, Një Luftë, Një Kujtesë, Drejtësi”, të ideuar nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.Në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë, komandantë, veteranë, ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familje të dëshmorëve, invalidë të luftës dhe qytetarë janë bashkuar për të përcjellë mesazhin e tyre të mbështetjes për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU07/09/2026 • 18:09Në Gllogjan ndizet “Zjarri i Lirisë” : Vetëm liri për çlirimtarët dhe asgjë tjetërNë Gllogjan, në zemër të Zonës Operative të Dukagjinit, është ndezur “Zjarri i Lirisë”, duke përcjellë edhe nga kjo zonë historike mesazhin e fuqishëm të mbështetjes për çlirimtarët Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.Veteranë dhe ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familje të dëshmorëve, invalidë të luftës, bashkëluftëtarë dhe qytetarë janë bashkuar në Gllogjan për të dëshmuar se lufta për liri, sakrifica dhe historia e UÇK-së nuk harrohen.Nga Dukagjini u përcoll qartë mesazhi se, edhe sot, bashkëluftëtarët që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë kanë pranë tyre njerëzit me të cilët ndanë rrugën e luftës dhe të lirisë.Çlirimtarët nuk janë vetëm.“Zjarri i Lirisë” po vazhdon nga njëra zonë operative në tjetrën, duke bashkuar veteranët, familjet e dëshmorëve dhe qytetarët rreth kërkesës për drejtësi dhe liri.Nga Gllogjani dhe Zona Operative e Dukagjinit, mesazhi shkon drejt gjithë Kosovës: qëndrojmë bashkë për çlirimtarët, për sakrificën dhe për dinjitetin e luftës sonë çlirimtare.07/09/2026 • 14:45Nesër ndizet “Zjarri i Lirisë” në VushtrriKryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se nesër, më 8 shtator, në këtë komunë do të ndizet “Zjarri i Lirisë”, në kuadër të aktivitetit “7 Zona, 7 Zjarre, Një Luftë, Një Kujtesë, Drejtësi” të platformës “Liria ka Emër”.Aktiviteti organizohet nga Zona Operative e Shalës dhe mbahet në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Artikullin e plotë e keni këtu “Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Kaçanik Në Kaçanik ka nisur aktiviteti “Ora e Pritjes”, një nismë e platformës qytetare “Liria Ka Emër”, e cila po numëron mbrapa drejt 16 shtatorit, në pritje të vendimit për rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.Aktiviteti është zhvilluar në bashkëpunim me Komunën e Kaçanikut dhe është ndjekur nga përfaqësues të platformës “Liria Ka Emër”, në mesin e tyre Eliza Hoxha, kryetari i Komunës së Kaçanikut, Sabedin Vishi, përfaqësues politikë, veteranë të luftës, aktivistë dhe qytetarë.Artikullin e plotë e keni këtu07/09/2026 • 14:38Sindikatat e punëtorëve të të gjitha kategorive nëmbështetje të “Marshit për Liri”, më 12 shtatorPërfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, Ismail Tasholli dhe Ridvan Emini kanë zhvilluar sot një takim të përbashkët me përfaqësuesit e Sindikatave të punëtorëve të Minatorëve të Trepçës, të Zjarrfikësve, të Administratës, të Shërbimit Korrektues, të Shëndetësisë dhe të tjera, të cilët bashkërisht shprehën përkrahjen e tyre për “Marshin për Liri”, që do të mbahet më 12 shtator në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.Në këtë takim, përfaqësuesit e LKE i falënderuan sindikatat e punëtorëve për mbështetjen e ofruar, duke theksuar se Kosova po pret drejtësi, liri dhe kthimin në atdhe të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.07/09/2026 • 11:29Në Gllogjan ndizet “Zjarri i Lirisë”, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së në HagëNë Gllogjan, në Zonën Operative të Dukagjinit, është ndezur të dielën mbrëma “Zjarri i Lirisë”, si pjesë e aktiviteteve në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.Në këtë aktivitet morën pjesë veteranë dhe ish-ushtarë të UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, invalidë të luftës, bashkëluftëtarë dhe qytetarë.Artikullin e plotë e keni këtu05/09/2026 • 14:37SBASHK i bashkohet Marshit për Liri të 12 shtatoritPërfaqësuesit e platformës qytetare “Liria Ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, janë pritur nga kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, në një takim ku është konfirmuar mbështetja e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës për Marshin për Liri, që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë.Mbështetja e komunitetit arsimor i jep edhe më shumë forcë zërit të përbashkët për liri, drejtësi dhe dinjitet, si dhe për mbështetjen ndaj çlirimtarëve Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.“Kur arsimi ngrihet në këmbë, zëri i Kosovës bëhet edhe më i fuqishëm”, thuhet në njoftim.05/09/2026 • 09:38“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapsht edhe në DeçanEdhe në Deçan, në bashkëpunim me Komunën, ka nisur “Ora e Pritjes”, e cila po numëron mbrapsht drejt 16 shtatorit, në pritje të drejtësisë dhe lirisë për çlirimtarët Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.Në aktivitet morën pjesë Eliza Hoxha nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, përfaqësues politikë, aktivistë dhe qytetarë të shumtë.Pas nisjes së “Orës së Pritjes”, në Deçan u shpalos edhe baneri gjigant me mesazhin “Në emër të popullit, shpalleni TË PAFAJSHËM!”.04/09/2026 • 13:02Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve dhe ajo e Invalidëve bëjnë thirrje për pjesëmarrje në marshin e ”Liria ka Emër”Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të Luftës së UÇK-së dhe ajo e Invalidëve të Luftës së UÇK-së kanë thënë se po punojnë ngushtë me organizata dhe këshilla të ndryshme mbarëkombëtare që më datën 16 shtator t’i presin krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në mënyrë dinjitoze, për siç thanë, rastin e kthimit të tyre në vend.Pos kësaj, kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në marshin e 12 shtatorit të organizuar nga platforma “Liria ka Emër”.Edhe kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, Fadil Shurdhaj ka bërë thirrje që më 12 shtator në protestën e cila do të mbahet në sheshin “Skenderbeu”, të marrin pjesë të gjithë shqiptarët.Lajmi i plotë KËTU:04/09/2026 • 09:08Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapsht edhe në Drenas - ora e lirisë për çlirimtarëtEdhe në Drenas, në bashkëpunim me Komunën, ka nisur “Ora e Pritjes”, e cila po numëron mbrapsht drejt 16 shtatorit, në pritje të drejtësisë dhe lirisë për çlirimtarët Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të platformës qytetare “Liria Ka Emër”, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, përfaqësues politikë, aktivistë dhe qytetarë të shumtë.Pas nisjes së “Orës së Pritjes”, në Drenas u shpalos edhe baneri gjigant me mesazhin “Në emër të popullit, shpalleni TË PAFAJSHËM!”03/09/2026 • 12:03Veteranët paralajmërojnë protesta nëse dënohen krerët e UÇK-së: Nuk do të ndalemi derisa ta arrijmë qëlliminOrganizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka paralajmëruar protesta të mëdha dhe vazhdimin e aktiviteteve kundërshtuese në rast se ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë shpallen fajtorë.Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, ka thënë për KosovaPress se organizata pret kthimin e ish-krerëve të UÇK-së të pafajshëm në Kosovë, por, nuk do të rrijë duarkryq në rast se merret vendim dënues.Artikullin e plotë e keni këtu03/09/2026 • 11:36DHTIK mbështet marshin “Kosova po pret”Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë shpreh mbështetjen e saj për marshin për liri nën moton “Kosova po pret”, i cili organizohet nga platforma qytetare “Liria ka Emër” dhe mbahet më 12 shtator në Prishtinë.Me këtë rast, DHTIK u bën thirrje të gjitha bizneseve anëtare, punonjësve dhe bashkëpunëtorëve të tyre që t’i bashkohen marshit më 12 shtator në Prishtinë, duke dëshmuar përkrahjen për lirinë, drejtësinë dhe vlerat e luftës për çlirimin e Kosovës.DHTIK beson se Kosova meriton të ecë përpara me dinjitet, drejtësi dhe respekt për sakrificën e atyre që kontribuuan për lirinë e saj.02/09/2026 • 14:10Përfaqësuesit e mbi 100 mijë studentëve paralajmërojnë BE-në: Nuk ju lejojmë të na e kriminalizoni luftën e UÇK-sëPërfaqësuesit e parlamenteve studentore të universiteteve publike në Kosovë, që përfaqësojnë mbi 100 mijë studentë, të mbështetura edhe nga përfaqësues të studentëve nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, kanë shprehur sot pakënaqësitë e tyre për procesin gjyqësor në Gjykatën Speciale edhe para Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.Kështu u bë e ditur nga platfoma "Liria ka emër" ku ndër të tjera thuhet se: "Ata sot në mënyrë të organizuar e kanë dorëzuar në zyrën e BE-së edhe një Deklaratë të Përbashkët, ku kanë kërkuar që vendimi në Hagë për ish-udhëheqësit e UÇK-së të merret pa ndikime politike, pa standarde të dyfishta dhe vetëm mbi bazën e fakteve, provave, ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës".Artikullin e plotë e keni këtu02/09/2026 • 12:48OVL e UÇK-së pas takimit me Haradinajn: Vendimi i madh për UÇK-në na gjen të bashkuar dhe të fortëIsh-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka vizituar Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. OVL e UÇK-së në një njoftim për media bën të ditur se kanë biseduar për shumë çështje aktuale, si dhe për sfidat me të cilat po përballet OVL e UÇK-së.Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU: 01/09/2026 • 21:15“Ora e Pritjes” për çlirimtarë për herë të parë në Evropë, nis numërimin në Dusseldorf"Ora e Pritjes” ka kaluar kufijtë e Kosovës dhe ka nisur numërimin drejt 16 shtatorit edhe në Evropë.Sipas një njoftimi për media nga platforma "Liria ka emër", qyteti i parë është Dusseldorfi i Gjermanisë, ku bashkatdhetarë dhe aktivistë nga Kosova kanë vendosur “Orën e Pritjes” në qendër të qytetit.Artikullin e plotë e keni këtu01/09/2026 • 21:01Vendoset “Ora e pritjes” edhe në Mitrovicë për krerët e UÇK-sëNë sheshin “Mehë Uka” në Mitrovicë ka filluar grumbullimi i anëtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe qytetarëve. Sonte, në këtë shesh do të vendoset “Ora e pritjes”, për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Aktgjykimi për krerët e UÇK-së pritet të shpallet më 16 shtator.Artikullin e plotë e keni këtu29/08/2026 • 13:49“Liria ka Emër” organizon “Natën e Pritjes” në Hagë më 15 shtator“Liria ka Emër” organizon “Natën e Pritjes” në Hagë më 15 shtator, prezanton aktivitetet në KosovëPlatforma qytetare “Liria ka Emër” ka prezantuar sot aktivitetet që do të zhvillohen në Kosovë dhe në Hagë në prag të 16 shtatorit, kur pritet shpallja e aktgjykimit në çështjen ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Tasholli bëri të ditur se platforma po përgatit organizimin e një tubimi paqësor në Hagë, së bashku me mërgatën shqiptare. Sipas planifikimit, tubimi do të nisë më 15 shtator, në orën 22:00, dhe do të vazhdojë gjatë natës deri më 16 shtator, në orën 10:00, kur pritet shpallja e vendimit. Lajmin e plotë mund ta lexoni këtu:29/08/2026 • 13:29Edhe Vitia nis “Orën e Pritjes” për çlirimtarëtEdhe Komuna e Vitisë i është bashkuar “Orës së Pritjes”, duke nisur numërimin mbrapsht drejt 16 shtatorit, në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.Aktiviteti është pjesë e nismës së platformës qytetare “Liria ka Emër”, e cila po zhvillohet në komunat e Kosovës nën moton “Kosova po pret”.Ndërkohë, më 12 shtator në Prishtinë do të mbahet Marshi për Liri, në prag të vendimit të 16 shtatorit.28/08/2026 • 16:13Prishtina me mesazh për çlirimtarët: “Në emër të qytetarëve të Prishtinës – shpalleni të pafajshëm!”Në Prishtinë është vendosur një baner i madh në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në prag të Marshit për Liri, që do të mbahet më 12 shtator në kryeqytet.Baneri, i vendosur nga Komuna e Prishtinës, mban mesazhin: “Në emër të qytetarëve të Prishtinës – shpalleni të pafajshëm!”Mesazhi vjen në kuadër të aktiviteteve mbështetëse për ish-krerët e UÇK-së, ndërsa më 12 shtator qytetarë nga e gjithë Kosova pritet të mblidhen në Prishtinë për Marshin për Liri.Marshi do të nisë nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu”, me thirrjen për drejtësi dhe liri për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin.28/08/2026 • 11:49Në përkrahje të drejtësisë dhe pafajësisë së krerëve të UÇK-së në PrishtinëKomuna ndan një hapësirë publike pranë objektit të Reporting House në përkrahje të drejtësisë dhe pafajësisë së krerëve të UÇK-së.Sipas një njoftimi për media thuhet se në kuadër të iniciativave në përkrahje të fushatës për drejtësi për krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Kryeqyteti ka ndarë një hapësirë publike pranë objektit të Reporting House, ku qytetarët e Prishtinës do të mund të shprehin mbështetjen e tyre.“Sot, Kryetari i Kryeqytetit, së bashku me ekipin e Kryeqytetit, do të bashkohen simbolikisht me këtë iniciativë në orën 14:00, duke nënshkruar në përkrahje të drejtësisë dhe pafajësisë së krerëve të UÇK-së”, thuhet në njoftim.27/08/2026 • 19:51Syla: Deklaratat e Kurtit për UÇK-në janë të çuditshme dhe të vonaNënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.Në një bisedë për Radio Dukagjini, Syla tha se është e vështirë të komentohet deklarata e Kurtit, duke rikujtuar qëndrimet e tij të mëhershme ndaj Gjykatës Speciale.“Nuk e dimë cilit Kurt t’i besojmë – atij që para shtatë vitesh i tha presidentit Hashim Thaçi ‘qu shko’, duke iu referuar Gjykatës Speciale, apo këtij të sotmit që thotë se lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë çlirimtare dhe se beson në pafajësinë e tyre.”Lajmi i plotë >>>>27/08/2026 • 09:15Edhe në Vushtrri nisi “Ora e Pritjes” për çlirimtarëtPlatforma qytetare “Liria ka emër” ka bërë të ditur se edhe në qytetin e Vushtrrisë ka nisur “ora e pritjes, aktivitet ky simbolik i numërimit të mbrapsht në pritje të ish krerëve të UÇK-së. Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media ku ndër të tjera thuhet se në aktivitet morën pjesë qytetarë të shumtë, ndërsa të pranishmëve iu drejtuan kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, dhe përfaqësuesja e platformës qytetare “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha“Mbrëmë, edhe në Vushtrri nisi ‘Ora e Pritjes’, aktiviteti simbolik i numërimit mbrapsht në pritje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Në aktivitet morën pjesë qytetarë të shumtë, ndërsa të pranishmëve iu drejtuan kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, dhe përfaqësuesja e platformës qytetare ‘Liria ka Emër’, Eliza Hoxha”, thuhet në njoftim.27/08/2026 • 07:29"Besojmë në pafajësinë e tyre”, Kurti flet për ish-krerët e UÇK-së në HagëKryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur edhe për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po përballen me proces gjyqësor në Hagë, duke shprehur bindjen e tij në pafajësinë e tyre.Kurti ka thënë se lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë çlirimtare dhe se, sipas tij, asnjë proces gjyqësor nuk mund ta dëmtojë apo njollosë atë.“Lufta çlirimtare e popullit të Kosovës, bartëse dhe organizatore e së cilës ishte UÇK-ja, është luftë e drejtë çlirimtare dhe nuk ka proces gjyqësor, as në vend e as jashtë tij, që mund ta njollosë UÇK-në. Shpresojmë më të mirën dhe dëshirojmë të na kthehen në Kosovë të lirë. Besojmë në pafajësinë e tyre”, ka deklaruar Kurti.25/08/2026 • 14:31OVL-UÇK mbështet marshin për liri, por Gucati kritikon ftesën për KurtinOrganizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së e mbështet marshin për liri më 12 shtator, katër ditë para verdiktit final ndaj ish udhëheqësve të UÇK-së në Hagë.Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, i bëri thirrje veteranëve dhe qytetarëve që të dalin në këtë marsh.Megjithatë, ai shprehi kritika ndaj organizuesve, që sipas tij e kanë ftuar kryeministrin në detyre, Albin Kurti.“Nuk mund të jemi aty ku ata i bëjnë thirrje LVV-së, ku lideri i tyre në Kuvend e quan kriminel Hashim Thaçin dhe Kadri Veseli dhe i heq veteranët nga paga minimale”, tha ai.Artikullin e plotë e keni këtu22/08/2026 • 12:27Në Prishtinë nisi “Ora e Pritjes”, numërimi së prapthi në pritje të krerëve të UÇK-sëNë Bulevardin “Nëna Terezë” në Prishtinë ka nisur të shtunën, më 22 gusht “Ora e Pritjes”, aktivitet i platformës “Liria ka Emër” në bashkëpunim me komunën e Prishtinës, përmes të cilit ka filluar numërimi së prapthi drejt 16 shtatorit, datës kur pritet vendimi final për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.Në shesh është vendosur një ekran gjigant, i cili do të numërojë ditët, orët, minutat dhe sekondat deri më 16 shtator, në shenjë pritjeje dhe mbështetjeje për çlirimtarët.Në hapje të aktivitetit foli përfaqësuesi i platformës “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli, i cili tha se “Ora e Pritjes” simbolizon pritjen e qytetarëve të Kosovës për drejtësi dhe kthimin e ish-krerëve të UÇK-së në atdhe.21/08/2026 • 11:53Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?Gjykata Speciale do ta shpallë më 16 shtator në Hagë aktgjykimin në rastin ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.Para kësaj gjykate, e cila zyrtarisht quhet Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, për tri vjet është zhvilluar procesi gjyqësor lidhur me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, që pretendohet se janë kryer gjatë dhe menjëherë pas luftës në Kosovë. Prokuroria kërkoi dënim me nga 45 vjet burg për secilin prej katër të akuzuarve.Artikullin e plotë e keni këtu21/08/2026 • 09:30Thaçi flet për trazirat e 2004-tës: Serbia mobilizoi ushtrinë, por u paralajmërua nga NATO-jaIsh-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka rrëfyer për zhvillimet e vitit 2004 dhe tensionet në veri të Kosovës, duke treguar se si, sipas tij, ishte parandaluar një përshkallëzim i mundshëm i situatës me Serbinë.Rrëfimi është pjesë e intervistës së fundit të Thaçit para 16 shtatorit në Debat Plus me Ermal Pandurin, datës kur pritet të shpallet aktgjykimi në procesin ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së në Hagë.Artikullin e plotë e keni këtu21/08/2026 • 09:29Thaçi: Synimi serbo-rus është të diskreditohet projekti i shtetit të KosovësIsh-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se Serbia dhe Rusia synojnë të delegjitimojnë dhe diskreditojnë shtetësinë e Kosovës, duke e lidhur këtë përpjekje edhe me procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë.Në intervistën e tij të fundit para shpalljes së aktgjykimit në rastin ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, dhënë ekskluzivisht për Debat Plus, Thaçi ka thënë se pas dështimit të përpjekjeve të Serbisë për ta delegjitimuar pavarësinë e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, sipas tij, fokusi është zhvendosur drejt Këshillit të Evropës.Artikullin e plotë e keni këtu21/08/2026 • 08:44“Gjyshja po të pret çdo ditë, bab” – djali i Hashim Thaçit me mesazh prekëstelegrafi.comEndrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka ndarë një fotografi emocionuese të gjyshes së tij, Hyre Thaçi, teksa ajo ndiqte në televizion intervistën e të birit nga Haga.Krahas fotografisë, Endriti ka përcjellë një mesazh për babain e tij, duke vënë në pah mallin dhe pritjen e nënës për të takuar sërish të birin.“Asnjë derë burgu nuk mund ta ndajë një nënë prej djalit të saj. Por, asnjë ekran nuk e zëvendëson as përqafimin mes tyre. Gjyshja po të pret çdo ditë, BAB. I kemi premtuar se do të vish pas 16 shtatorit. Edhe pak, edhe pak”.Artikullin e plotë e keni këtu18/08/2026 • 10:31Bajrami: Trendafilova më kishte thënë se do të dorëhiqej nëse paraburgimi zgjaste mbi një vitAkademiku Arsim Bajrami ka deklaruar se kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, i kishte thënë se ishte e gatshme të jepte dorëheqje nëse ish-krerët e UÇK-së do të mbaheshin në paraburgim për më shumë se një vit.Në Info Magazine të Klan Kosovës, Bajrami tha se Trendafilova këtë qëndrim e kishte shprehur edhe publikisht.“Me ka thënë edhe mua po e ka thënë edhe mediave sepse ajo vetë ka deklaruar se nuk ka arsye ligjore që dikush të mbahet në paraburgim më gjatë se një vjet”, tha ai.Bajrami kritikoi zgjatjen e vazhdueshme të paraburgimit, duke përmendur bashkëpunimin e Kosovës me drejtësinë ndërkombëtare dhe faktin se të akuzuarit ishin dorëzuar vullnetarisht.17/08/2026 • 15:50Shoqata “Thirrje për Drejtësi” kërkon drejtësi për të gjitha viktimat dhe besim në provaShoqata “Thirrje për Drejtësi”, u ka drejtuar një letër të hapur Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, në prag të aktgjykimit në rastin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve.Në letrën e publikuar më 16 gusht, shoqata thekson se i beson drejtësisë dhe se pret që çdo vendim të merret vetëm mbi bazën e provave, ligjit dhe standardeve të një procesi të drejtë gjyqësor.“Thirrje për Drejtësi” thekson se nuk kërkon një verdikt të caktuar dhe nuk paragjykon rezultatin e procesit, duke kërkuar që vendimi i gjykatës, cilido qoftë ai, të respektohet.Në të njëjtën kohë, shoqata kërkon që drejtësia të mos kufizohet vetëm në rastet aktualisht në shqyrtim. Ajo kërkon vëmendje edhe për familjet që ende nuk kanë marrë përgjigje për vrasjen e të afërmve të tyre dhe për rastet ku ka dyshime për motive politike.17/08/2026 • 12:26Një muaj para shpalljes së aktgjykimit në Hagë, Bajrami: Lufta e UÇK-së ishte luftë për lirinë e KosovësNjë muaj para shpalljes së aktgjykimit në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, profesor i së drejtës kushtetuese, Arsim Bajrami, ka reaguar përmes një postimi, duke vlerësuar se procesi ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit ka rëndësi të jashtëzakonshme juridike, politike dhe historike për Kosovën.Bajrami ka shprehur shqetësime lidhur me kohëzgjatjen e paraburgimit dhe procesit gjyqësor, si dhe mënyrën e zhvillimit të tij.Lexo artikullin e plotë17/08/2026 • 12:15Hamza: 16 shtatori duhet të jetë dita e kthimit të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit në KosovëKryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke thënë se kanë mbetur edhe 30 ditë deri më 16 shtator, kur pritet të shpallet aktgjykimi në këtë rast.Hamza ka thënë se 16 shtatori duhet të shënojë fundin e asaj që ai e konsideron një proces të padrejtë dhe kthimin në Kosovë të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.Lexo artikullin e plotë17/08/2026 12:13- Thaçi mbetet në paraburgim deri në aktgjykim, Gjykata nuk kërkon më parashtresa për rishikimin e radhësIsh-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim deri në shpalljen e aktgjykimit në rastin e përbashkët ndaj tij, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë ka refuzuar kërkesën për lirimin e Thaçit dhe ka vendosur vazhdimin e paraburgimit të tij. Ky është vendimi i 27-të për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj ish-presidentit.Lexo artikullin e plotë

