Apeli i Posaçëm rrëzon ankimin e Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës për lirimin e 25 pasurive nga sekuestro. Shkalla e dytë e gjyqësorit nuk mori parasysh kërkesën e radhës së çiftit, duke lënë në fuqi vendimin e dhënë më herët nga Gjykata e Posaçme. Për sekuestrimin e 25 pasurive të Malltezit, më herët është shprehur edhe Gjykata e Lartë, e cila ka lënë në fuqi të njëjtin vendim. Pasuritë janë sekuestruar në kuadër të hetimeve për dosjen "Partizani". Report Tv ka raportuar më herët se vetëm në emër të Jamarbër Malltezit, të deklaruara, janë 35 pasuri në Shqipëri me vlerë dhjetëra miliona euro, në një kohë kur të sekuestruarat janë vetëm 5.4 mln euro. LEXO EDHE:Protesta te Kuvendi, Berisha: Pati dhunë, u kërcënuan organizatorët Këtu nuk llogariten të gjitha pasuritë e padeklaruara, siç janë ato në 4 prej qyteteve më të shtrenjta të Evropës. Një apartament në Mynih që sipas vetëm pagesave që janë bërë në rrugë bankare shkon të paktën 450 mijë euro, një në kryeqytetin belg Bruksel që shkon të paktën 395 mijë euro, një apartament luksoz në Roterdam të Holandës që kap vlerën e 360 mijë eurove dhe një tjetër në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest që shkon 155 mijë euro. Të gjitha këto shifra bazuar vetëm në transferimet bankare që SPAK ka arritur të zbulojë deri kur dorëzoi dosjen 500 faqëshe, vetëm për njoftimin e akuzës dhe marrjes të pandehur të Berishës e Malltezit. Se çfarë ka zbuluar me hetimet e mëpasshme Prokuroria e Posaçme mbetet për t’u parë. LISTA e plotë e pasurive të sekuestruara1) Shuma prej 63 657.10 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ..... në monedhën euro me nr. 113398964650127 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;2)Shuma prej 2 699 408.46 lekë gjendur në llogarinë pranë ...... në monedhën lek me nr. 00000027583-74 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;3)Shuma prej 29 259.43 USD gjendur në llogarinë bankare pranë ....... në monedhën USD me nr. 40201835101 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;4)Shuma prej 62 018.49 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ....... në monedhën Euro me nr. 40201835102 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;5)Shuma prej 45 705.66 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ........ në monedhën Euro me nr. 40201838001 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;6)Shuma prej 26 492.72 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ......... në monedhën Euro me nr. 403592661, në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi.7)Pasuria Nr. ND 2/261+2-19 vol.27, faqe 213, zk.8160, apartament me sipërfaqe 128.3 m2 I ndodhur në Rr "Mustafa Matohiti" Godina 7, Hyrja 2, apartamenti 8.8)Bodrumi i ndodhur në Tiranë, rruga "Mustafa Matohiti", me sipërfaqe 18 m2, ZK 8160 pasuria ND 2/261-B9 vol 28 faqa 56. 9)Bodrumi të ndodhur në Tiranë, rruga "Mustafa Matohiti", me sipërfaqe 28 m2,ZK 8160, pasuria nr. 2/261-B24 vol 28 faqa 7110) Pasuria Nr. ND 2/261+2-25 vol.27, faqe 190, zk.8160, apartament me sipërfaqe 195 m2 i ndodhur në Rr "Mustafa Matohiti", shkalla 1, kati i 8 apartamenti 25,11)Pasuria nr. 2/261/ND+1-12, vol. 27, fq. 177, zk. 8160, me sipërfaqe 102.60 m2.12)Pasuria Nr.4/90+1-23 vol.68, faqe 227, zk.8270, apartament me sipërfaqe 208.20 m2 i ndodhur në Rr "Dëshmorët e 4 Shkurtit, Tiranë dhe13)Pasuria 4/90-G6, VOL.68, FQ.131, ZK. 8270. 14) Pasuria Nr. 370/18 vol.8, fq.219, zk.3051 në bashkëpronësi të Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit.14) Pasuria Nr.370/18 vol.8, fq.219, zk.3051 në bashkëpronësi të Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit15) Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-4 Vol.62, fq.42, zk.8220 me sipërfaqe 346.1 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 70.3 m2.16) Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-5 Vol.62, fq.47, zk.8220 me sipërfaqe 356.3 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 68.8 m2 17)Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+19-N3 Vol.62, fq.26, zk.8220 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 43.03 m217) Njësi me numër pasurie Nr.3/491+19-N3 Vol.62, fq.26, zk.8220 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 38.7 m218)Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+19-N2 Vol.62, fq.27, zk.8220 me sipërfaqe 379.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 38.7 m219)Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+18-N3 Kodi Unik 8220062026 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 43.3 m2 20) Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-2 Kodi Unik 8220062032 me sipërfaqe 375 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 31.1 m220) Apartament me numër pasurie Nr.3/491+19-2 Kodi Unik 8220062032 me sipërfaqe 375 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 31.1 m221)Truall dhe vile (apartament dublex) i vendosur mbi këtë truall me nr pasurie 172/277 ZK 2375 vol 14 faqa 77 me sip trualli 187.7 m2, me sip ndërtimi 76.23 m2 e ndarë në kati përdhe me sip 76.23 m2 kati i parë më sip 76.22 m2 si dhe verande me sip 22.73 m2.22) Pasuria me numër 3/201+2-N3,vol.28, fq.26 e ndodhur në ZK.8220, me sipërfaqe 107 m2, Ruga Frosina Plaku, kati përdhe i godinës 9 (nëntë) katëshe shkalla 2.23) Masen 45% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise Homeplan sh.p.k. me NIPT K81803020E, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi;24) Masen 100% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise Magnet IMO sh.p.k. me NIPT L81714031D, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi;25) Masen 60% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise Magnet Gym&Fit, me NIPT L72022010B, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi. ------------------------------ Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. K.M/Shqiptarja.com TAG: sali berisha dosja partizani Jamarbër Malltezi ARGITA MALLTEZI Komento Komente uaaaa: 28/07/2026 14:25 ca fytyrash mer daku…edhe te mendosh qe i ati mumje do me i kalu pishtetin ketyre…po ku trapi si e fuste ne krevat ket surrat-shushunjen?keta vetem gjak dine te pine…
q..a robt.va tmerri.
Ky toci qeros duhet te jete i berber se kjo ne krevat te tremb… Përgjigju Alb: 28/07/2026 13:22 Ke ta jan a ta si na prentuan demokracin
Dhe nje jet ma te mire. Përgjigju Sondazhi i ditës:
24 Korrik, 13:38
Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64.3% Jo 29.1% Nuk e di 6.6% Vota total: 6694 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?

