Lajme Zone
‘Aeroporti i Tiranës përballon shifra rekord’, Rama: 300 mijë pasagjerë në 10 ditë
EkonomiTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

‘Aeroporti i Tiranës përballon shifra rekord’, Rama: 300 mijë pasagjerë në 10 ditë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në një postim në Facebook të dhëna për fluksin e udhëtarëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, duke bërë me dije se në 10 ditët e para të muajit nëntor kanë udhëtuar 300 mijë pasagjerë.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në një postim në Facebook të dhëna për fluksin e udhëtarëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, duke bërë me dije se në 10 ditët e para të muajit nëntor kanë udhëtuar 300 mijë pasagjerë. Sipas Ramës, për të përballuar numrin në rritje të udhëtarëve, vijojnë punimet për zgjerimin e aeroportit. Ndërhyrjet po kryhen gjatë orëve të natës, me qëllim që të mos pengohet aktiviteti i përditshëm dhe fluksi i fluturimeve.

Kryeministri bëri të ditur se punimet pritet të përfjnë më 27 nëntor, duke krijuar më shumë hapësira për të përballuar një numër edhe më të madh pasagjerësh. Top Channel