Lajme Zone
Aeroporti i Riadit nuk gjen qetësi, sulmohet sërish nga rebelët Huthi. Përfshihet nga flakët një nga terminalet
BotëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Aeroporti i Riadit nuk gjen qetësi, sulmohet sërish nga rebelët Huthi. Përfshihet nga flakët një nga terminalet

Aeroporti Ndërkombëtar “Mbreti Khalid” në Riad të Arabisë Saudite është shënjestruar sërish në një sulm, njoftoi koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite.

Aeroporti Ndërkombëtar “Mbreti Khalid” në Riad të Arabisë Saudite është shënjestruar sërish në një sulm, njoftoi koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite. Sipas koalicionit, një “predhë e paidentifikuar” kishte në shënjestër Terminalin 4 të aeroportit. Deri tani nuk janë dhënë detaje të mëtejshme mbi sulmin apo autorët e tij. Autoritetet po merren me një zjarr që dyshohet se është shkaktuar nga sulmi. Ndërkohë, sistemet e mbrojtjes ajrore kanë kapur një raketë në afërsi të aeroportit. Nuk ka ende informacion të mëtejshëm për dëme të mundshme apo persona të lënduar. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb