Lajme Zone
AEJ dënon mbylljen e Instagramit të Euronews Albania: Kompania Meta të rikthejë faqen, të japë një shpjegim zyrtar për arsyet e mbylljes
PolitikëEuronews Albania

AEJ dënon mbylljen e Instagramit të Euronews Albania: Kompania Meta të rikthejë faqen, të japë një shpjegim zyrtar për arsyet e mbylljes

Shoqata e Gazetarëve Europianë, seksioni shqiptar (AEJ), ka dënuar mbylljen e faqes së Instagramit të Euronews Albania nga kompania Meta, duke e cilësuar vendimin si të paprecedentë dhe të papranueshëm.

Shoqata e Gazetarëve Europianë, seksioni shqiptar (AEJ), ka dënuar mbylljen e faqes së Instagramit të Euronews Albania nga kompania Meta, duke e cilësuar vendimin si të paprecedentë dhe të papranueshëm. Në një deklaratë, AEJ shprehet se faqja është mbyllur pa u dhënë asnjë shpjegim zyrtar nga Meta. “Shoqata e Gazetarëve Europianë, seksioni shqiptar, dënon fuqimisht mbylljen e faqes së Instagramit të Euronews Albania nga Meta, pa asnjë shpjegim. Ky është një veprim i paprecedentë dhe i papranueshëm nga Meta”, thuhet në deklaratë. AEJ i bën thirrje kompanisë Meta që të rikthejë menjëherë faqen, të japë një shpjegim zyrtar për arsyet e mbylljes, si dhe të kompensojë humbjet financiare të shkaktuara ndaj Euronews Albania. Shoqata paralajmëron gjithashtu se do ta referojë këtë çështje pranë Komisionit Europian dhe autoriteteve të tjera ndërkombëtare, duke e konsideruar mbylljen e faqes si një veprim që, sipas saj, cenon drejtpërdrejt demokracinë dhe lirinë e shprehjes. “AEJ do të informojë Komisionin Europian dhe autoritetet e tjera ndërkombëtare për këtë padrejtësi, e cila minon drejtpërdrejt demokracinë dhe lirinë e shprehjes”, përfn deklarata.