TIRANË- Ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla nuk do t’i shpëtojë dënimit me 2 vite burg për fshehje pasurie. Gjykata e Posaçme i rrëzoi këtë të hënë kërkesën për parashkrimin e dënimit, ndërsa Llalla është në kërkim prej vitit 2021 dhe ndodhet në Itali. Kërkesa ishte depozituar më 12 tetor në Gjykatën e Posaçme. Llalla kërkonte pushimin e ekzekutimit të dënimit, me argumentin se kishin kaluar pesë vite nga vendimi i formës së prerë pa e vuajtur dënimin. Ish-kryeprokurori u dënua në pranverën e vitit 2021, ndërsa Apeli i Posaçëm e la në fuqi vendimin më 22 shtator të po atij viti. Ai u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në tri episode, që lidhen me shpenzimet për lindjen e djalit, ndërtimin e katit të tretë të një banese dhe shkollimin e vajzës në Gjermani. LEXO EDHE:‘Mali i Zi, objekt i xhelozisë sonë’- Rama për protestat nga Brukseli: Revolucioni ‘flamingo’ tërhoqi vëmendjen e gjithë botës, pasi pas tij ishte ‘hija’ e Trump (VIDEO) Krahas dy viteve burg, gjykata vendosi konfiskimin e një apartamenti në Durrës dhe të rreth 22 mijë metrave katrorë tokë në periferi të Tiranës. Llallës iu hoq gjithashtu e drejta për të ushtruar funksione publike për pesë vite. Llalla u largua nga Shqipëria përpara se vendimi të merrte formë të prerë dhe kërkoi azil politik në Itali. Ai u arrestua atje në dhjetor të vitit 2021, por më pas u lirua për shkak të gjendjes shëndetësore, me kushtin që të mbahej nën mbikëqyrjen e autoriteteve italiane. Më herët, avokati i Llallës i kishte kërkuar Gjykatës së Lartë pezullimin e dënimit, me pretendimin se ish-kryeprokurori vuante nga një sëmundje e pashërueshme. Edhe ajo kërkesë u rrëzua. Xh.K / A.Hl SI.E. Shqiptarja.com TAG: ADRIATIK LLALLA GJKKO Tirane Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
14 Nëntor, 14:59
Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 62.6% Të gabuar 27.3% Nuk e di 10.1% Vota total: 3673 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Nëntor, 14:59 Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?

