Sovraniteti i një shteti zakonisht matet me kufijtë e tij territorialë, ushtrinë apo njohjen ndërkombëtare. Por ekziston një përmasë tjetër, shumë më e padukshme. Është integriteti moral i drejtuesve. Kur një udhëheqje politike e humbet këtë integritet për shkak të korrupsionit të kapilarizuar, ajo njëkohësisht dorëzon edhe aftësinë për të mbrojtur interesin kombëtar. Korrupsioni eeliminon lirinë e vendimmarrjes. Ai e kthen pushtetarin nga një përfaqësues të popullit në një individ të shantazhueshëm. Në marrëdhëniet e sotme ndërkombëtare, diplomacia e fuqive të mëdha nuk ka sentimente, vepron mbi levat e trysnisë. Përballë kërcënimit të izolimit, dosjeve penale apo përgjimeve komprometuese, politikanët e korruptuar detyrohen të bëjnë lëshime strategjike që dëmtojnë drejtpërdrejt shtetin. Lideri i shantazhueshëm pranon marrëveshje disavantazhuese që të blejë mbështetjen apo heshtjen ndërkombëtare. Rasti i Kosovës dhe pranimi i Gjykatës Speciale të Hagës duhet të lexohet edhe në këtë prizëm. Pavarësisht argumenteve se ajo ishte një domosdoshmëri për ruajtjen e partneritetit me Perëndimin, mbetet fakti se një shtet i ri pranoi një mekanizëm juridik të vendosur jashtë kontrollit të tij të plotë. LEXO EDHE:Çfarë ndodh tani pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së? Ja si funksionon Apeli në Gjykatën Speciale Kjo nuk ishte vetëm pasojë e pabarazisë së pashmangshme mes një shteti të vogël dhe fuqive të mëdha. Ajo lidhej edhe me dobësitë e klasës politike të pasluftës, e cila, e rënduar nga akuzat për korrupsion dhe kapje të shtetit, kishte humbur një pjesë të autoritetit moral dhe rrjedhimisht të aftësisë për t’u përballur me trysninë ndërkombëtare nga një pozicion më i fortë. Në Tiranë, modeli shfaqet në forma të tjera. Historia e pas ’90-s në Shqipëri është e mbushur me vendime të rëndësishme që janë diktuar më shumë nga nevojat e pushtetit sesa nga interesi afatgjatë i shtetit. Marrëveshje që prekin hapësirat detare, nisma rajonale të ndërmarra pa konsensus shoqëror, pranimi i barrave ndërkombëtare që vende shumë më të mëdha kanë hezituar t’i marrin përsipër, koncesionet dhe privatizimet e pasurive strategjike, na e kanë bërë të qartë se mbijetesa politike e udhëheqësve ka peshuar më shumë se mbrojtja e interesave kombëtare. Këto vendime janë paraqitur si detyrime ndaj aleatëve apo si ‘kontribute për sigurinë globale’. Në të vërtetë, shteti nuk ka vepruar si subjekt sovran që negocion interesat e vendit. Ai ka pranuar kosto afatgjata për t’u siguruar mbështetje afatshkurtër timonierëve të radhës. Për sa kohë do udhëhiqemi nga këto ‘llogari taktike’ pushtetarësh të kushtëzuar nga mëkatet e tyre, do vazhdojmë të kemi flamur, himn dhe kufij, por në thelb do mbetemi protektorat informal i diktuar nga interesat e atyre që zotërojnë “dosjet” e udhëheqësve tanë. Për këtë arsye beteja kundër korrupsionit nuk duhet parë si ‘reformë’, nevojë për ligje mbi ligje, kusht për të hyrë në BE etj. Antikorrupsioni është akti më i madh i patriotizmit modern. Për fjalime dhe postime emocionuese është kollaj, patriotizmi matet me atë që bën njeriu kur ka në dorë pushtetin dhe paranë publike. Aty e fiton fuqinë për t’i thënë “jo” edhe një aleati kur interesi i vendit e kërkon. Bota e sotme drejtohet nga interesa të ftohta. Pa drejtues me këtë autoritet moral, sovraniteti i Kosovës, por edhe i Shqipërisë do mbetet koncept i cunguar, i gatshëm për tregtim në pazaret e një gjeopolitike përditë e më cinike. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: Albin Kurti qeveria Gjyqi ndaj UCK ne Hage hagë Sovraniteti korrupsion Adrian Thano Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! OPINIONET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Hajdutllëku, korrupsioni, morali, dorëheqja: 18/09/2026 23:23 Studiuesi Taulant Muka publikoi një denoncim ku akuzon ministren e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, për plagjiaturë në një punim të botuar në vitin 2018. Sipas pretendimit të tij, pjesë të punimit — përfshirë hyrjen, metodat, rezultatet dhe përfundimet — janë kopjuar nga punime më të hershme, ndërsa të dhënat e një spitali grek pretendohet se janë paraqitur si të dhëna të Spitalit të Durrësit. Petendimi i Mukës shtë shumë specifik:
Lee & Kim, 2017 – Kore.
Muka pretendon se pjesë të hyrjes janë marrë fjalë për fjalë nga punimi i Wang-Soo Lee dhe Jaetaek Kim. Ky është artikulli Diabetic cardiomyopathy: where we are and where we are going.
Loncarevic et al., 2016 – Uzhiçe.
Pretendohet se dy paragrafë janë marrë nga punimi i Brane Loncarevic dhe kolegëve.
Më e rëndësishmja: Muka pretendon se përshkrimi i pacientëve të studimit serb është paraqitur sikur i përkiste pacientëve të studiuar në Durrës. Stefanidis et al., 2009 – Pire.
Muka pretendon se edhe një pjesë e metodologjisë është marrë nga studimi i Alexander Stefanidis. Raportimi thotë se, sipas Mukës, janë ndryshuar viti dhe numri i pacientëve, ndërsa metoda është marrë nga studimi grek. _________________________________
__________________________________ “Diabetic Cardiomiopathy Clinical Features” është një artikull shkencor i botuar në 2018, me autorë Eduard Spahiu dhe Klodiana Spahiu, në International Journal of Ecosystems and Ecology Science, vëll. 8, nr. 3, f. 585–590. Çfarë mund të verifikohet drejtpërdrejt?
1. Abstrakti i vitit 2018 përputhet me artikullin e vitit 2010.
Në artikullin e Spahiu & Spahiu thuhet:
“Diabetes is associated with increased incidence of heart failure even after controlling for coronary artery disease and hypertension.”
E njëjta fjali gjendet në abstraktin e Boudina & Abel, “Diabetic cardiomyopathy, causes and effects”, botuar në 2010.
Boudina & Abel vazhdojnë me të njëjtën strukturë: DCM si entitet gjithnjë e më i njohur → nevoja për kuptimin e patofiziologjisë → diagnostikim/trajtim → review i kërkimeve bazë dhe klinike.
Dhe artikulli i Spahiut vazhdon:
“a better understanding of its pathophysiology is necessary…”
pastaj:
“This is a systematic review of recent basic and clinical research…”
Kjo është jashtëzakonisht afër abstraktit të Boudina & Abel, i cili thotë se autorët “will review recent basic and clinical research” mbi manifestimet dhe mekanizmat patofiziologjikë të DCM. Edhe pjesa tjetër e abstraktit të 2018-ës ndjek të njëjtën strukturë dhe formulim si abstrakti i 2010-ës. Kjo është një përputhje tekstuale e verifikueshme, jo thjesht ngjashmëri në temë. Një tjetër pjesë përputhet me një review të vitit 2016.
Në punimin e 2018-ës thuhet se patogjeneza është “partially understood” dhe “likely to be multifactorial”, duke përmendur çrregullimet metabolike, hipertensionin dhe neuropatinë autonome kardiovaskulare. I njëjti formulim gjendet në artikullin “Present Insights on Cardiomyopathy in Diabetic Patients”, të publikuar në 2016.
Abstrakti i Felício et al., Present Insights on Cardiomyopathy in Diabetic Patients (2016), thotë:
“The pathogenesis of diabetic cardiomyopathy (DCM) is partially understood and is likely to be multifactorial…”
dhe menjëherë specifikon:
“metabolic disturbances, hypertension and cardiovascular autonomic neuropathy (CAN).”
Artikulli i Spahiut 2018 ka pikërisht:
“The pathogenesis of diabetic cardiomyopathy is partially understood and is likely to be multifactorial, involving metabolic disturbances, hypertension and cardiovascular autonomic neuropathy.”
Pra këtu kemi përsëri përputhje tekstuale shumë të fortë, jo vetëm përputhje të ideve.
Edhe struktura e pjesës pasuese është e njëjtë: nevoja për të kuptuar mekanizmat bazë dhe zbatimin e tyre në praktikën klinike.
Punimi i 2018-ës e quan veten “systematic review of recent basic and clinical research”. Kjo do të thotë se përdorimi i literaturës së mëparshme është normal. Çështja që duhet hetuar është nëse pjesët janë marrë fjalë për fjalë dhe nëse janë atribuar/cituar siç duhet. Vetëm fakti që një review përdor materiale nga artikuj të mëparshëm nuk përbën vetvetiu plagjiaturë.
Pretendimi më serioz i Taulant Mukës është se jo vetëm teksti, por edhe metodat, rezultatet dhe përfundimet janë marrë nga punime të tjera dhe se të dhënat e një spitali grek janë paraqitur si të Spitalit të Durrësit. Ky është një pretendim i raportuar nga Muka.
_________________________________________________ Tani, le të krahasojmë këto artikuj: Eduart Spahiu & Klodiana Spahiu (2018), Left Ventricular Changes in Patients with Type 2 Diabetes, IJSR, vol. 7, issue 7. Artikulli thotë se ka studiuar 100 pacientë me diabet tip 2 dhe 100 kontrolle nga Spitali Rajonal i Durrësit, 2010–2013. Lee & Kim (2017), Diabetic cardiomyopathy: where we are and where we are going, Korean Journal of Internal Medicine, 32(3):404–421, DOI 10.3904/kjim.2016.208. Ky është një review, jo studim me pacientë.
●Blloku A — prevalenca e DCM.
Në artikullin e Spahiut gjendet një seri shumë specifike:
prevalenca e DCM nuk është e qartë;
disfunksioni diastolik deri në 30%;
studime të tjera 40–60%;
studim prospektiv në diabetin tip 1: 3.7% dhe 14.5%;
incidenca vjetore 0.02% dhe 0.1%;
insuficienca kardiake diastolike 85%.
Kjo seri është e njëjta seri informacioni dhe në të njëjtën renditje që gjendet në Lee & Kim 2017. Burimi i Lee & Kim e jep qartë 3.7%, 14.5%, 0.02%, 0.1% dhe 85%.
Ndërkohë, artikulli i Spahiut e paraqet pikërisht këtë material në hyrjen e vet.
●Blloku B — mekanizmat e kardiomiopatisë diabetike.
Spahiu shkruan se mekanizmat përfshijnë:
insulinorezistencën;
dëmtimin mikrovaskular;
anomalitë subqelizore;
çrregullimet metabolike;
disfunksionin autonom;
përgjigjet imunitare maladaptive.
Lee & Kim 2017 japin të njëjtën listë dhe në të njëjtën renditje. Edhe paragrafi pasues mbi hipergliceminë dhe ndërveprimin e mekanizmave metabolikë është shumë afër burimit të Lee & Kim. ●Blloku C — hiperglicemia, inflamacioni, hiperlipidemia dhe ROS
Kjo është edhe më e qartë.
Lee & Kim shkruajnë se anomalitë kryesore metabolike janë hiperglicemia, inflamacioni dhe hiperlipidemia, të cilat lidhen me prodhimin e specieve reaktive të oksigjenit dhe komplikacionet diabetike. Artikulli i Spahiut përmban të njëjtin formulim dhe të njëjtën lidhje logjike: hiperglicemia + inflamacioni + hiperlipidemia → ROS → komplikacione diabetike/DCM. A është Lee & Kim i cituar?
Kjo është pika kritike.
Në artikullin e Spahiut, lista e referencave përfshin:
Miki et al. 2013;
Di Bonito et al. 2005;
Schannwell et al. 2002;
Andersen et al. 2003;
Ernande et al. 2010;
Ward & Crossman 2014;
Lee & Kim 2017 nuk është në listën e referencave.
Kjo është e rëndësishme sepse artikulli i Lee & Kim është botuar online më 18 prill 2017, ndërsa artikulli i Spahiut është botuar në korrik 2018. Pra, kronologjikisht Lee & Kim ishte në dispozicion para artikullit të Spahiut. Pra, ka prova të forta dokumentare për përdorim të paatribuuar të materialit tekstual nga Lee & Kim (2017).
Artikulli i Spahiut citon Miki et al. 2013 si [6], dhe disa burime të tjera të hershme për DCM. Por Lee & Kim 2017 duket se ka sintetizuar pikërisht literaturën e mëparshme, duke përfshirë burime si Miki 2013. Kjo krijon një mundësi alternative:
A mund të jetë teksti i Spahiut marrë nga Miki 2013 dhe jo drejtpërdrejt nga Lee & Kim 2017?
Por edhe në këtë skenar, nëse teksti është marrë nga një burim i mëparshëm pa citim adekuat, problemi i integritetit mbetet; ndryshon vetëm burimi i saktë i kopjimit.
Pra, si përfundim mund të themi se: Pjesa tekstuale e artikullit 2018 paraqet një problem serioz të integritetit akademik. Ka disa blloqe ku përputhja me Lee & Kim 2017 është aq specifike, madje duke ruajtur të njëjtën renditje të fakteve dhe shifrave — saqë nuk është thjesht si “ngjashmëri tematike”. Fakti që Lee & Kim nuk figuron në referencat e artikullit e rrit ndjeshëm problemin e plagjiaturës.
___________________________________________ Pyetja është: A ka moral kjo qeverisje? A qelbet peshku nga koka? Pse Ramës i qëllojnë të ketë ministra ose zv.kryeministra të korruptuar, abuzues me detyrën, hajdutë fondesh apo punimesh shkencorë? A duhet të dorëhiqet ministrja K.Spahiu? Normalisht po. Faktikisht jo, sepse që të jesh pjesë e qeverisë Rama, tashmë hajdutllëku apo korrupasioni me sa duket është kriter rekrutimi. Kështu që edhe vjedhja e punimeve shkencore pse mos të pranohet si kriter për t'u bërë ministër?
_______________________________
Përgjigju Sondazhi i ditës:
16 Shtator, 14:18
Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 5.8% Të gabuar 89.4% Nuk e di 4.8% Vota total: 3810 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 16 Shtator, 14:18 Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?
