Lajme Zone
Adnan Xholi dorëzon kandidaturën për Prokuror të Përgjithshëm, i pari që hyn në garë
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Adnan Xholi dorëzon kandidaturën për Prokuror të Përgjithshëm, i pari që hyn në garë

Ka mbërritur kandidatura e parë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Bëhet me dije se prokurori i posaçëm i SPAK, Adnan Xholi, ka dorëzuar kërkesën pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), duke shprehur zyrtarisht interesin për të marrë pjesë në garë.

Ka mbërritur kandidatura e parë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Bëhet me dije se prokurori i posaçëm i SPAK, Adnan Xholi, ka dorëzuar kërkesën pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), duke shprehur zyrtarisht interesin për të marrë pjesë në garë. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se Xholi është kandidati i parë që aplikon për drejtimin e organit të akuzës.

KLP hapi procedurën për përzgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm përmes një thirrjeje publike, pasi mandati 7-vjeçar i Prokurorit të Përgjithshëm aktual, Olsian Çela, përfn në dhjetor të këtij viti.

Afati për dorëzimin e dokumentacionit nga kandidatët është deri më 1 gusht, në orën 00:00. Pas mbylljes së aplikimeve, KLP do të vijojë me verifikimin dhe vlerësimin e kandidatëve sipas procedurave ligjore. Top Channel