Lajme Zone
Administrativja urdhëroi zhbllokimin e pagave të Gjykatës së Lezhës, Thesari nuk ekzekuton listëpagesat e gushtit
PolitikëReport TV

Administrativja urdhëroi zhbllokimin e pagave të Gjykatës së Lezhës, Thesari nuk ekzekuton listëpagesat e gushtit

Pavarësisht vendimit të Gjykatës Administrative, Dega e Thesarit në Lezhë vijon të mbajë të bllokuara pagat e gushtit për administratën e gjykatës.

As vendimi i Gjykatës Administrative nuk i ka dhënë zgjidhje çështjes së pagave në Gjykatën e Lezhës. Pavarësisht vendimit të gjyqtarit Gentjan Marku, Dega e Thesarit në Lezhë ka refuzuar të ekzekutojë pagat e muajit gusht për administratën e Gjykatës së Lezhës, duke vijuar t’i qëndrojë urdhrit të Ministrisë së Financave për mbajtjen të bllokuara të listëpagesave. Vendimi i Gjykatës Administrative i është përcjellë Degës së Thesarit ditën e mërkurë, por edhe pas këtij vendimi, pagat nuk janë ekzekutuar. Çështja u vu në lëvizje pas padisë së depozituar nga vetë Gjykata e Lezhës, e cila iu drejtua Gjykatës Administrative pas mos-ekzekutimit të listëpagesave për muajin gusht. LEXO edhe...Sot Kuvend, PD interpelanca me 5 ministra! Kalon për votim edhe drafti i PS për pagat në drejtësi Pas bllokimit të pagave me urdhër të Ministrisë së Financave, magjistratwt iu drejtuan Gjykatës Administrative për të kërkuar zhbllokimin e tyre. Megjithatë mbetet ende e paqartw se cilat Gjykata kanw arrtur t’i marrin pagat e muajit gusht dhe cilat jo. Bllokimi i pagave lidhet me një situatë të krijuar në të gjithë sistemin e drejtësisë, pas mosmiratimit nga Kuvendi, brenda datës 31 korrik, të formulës së re të pagave për gjyqtarët dhe prokurorët. Afati ishte përcaktuar në kuadër të zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e skemës së pagave. Pas përfundimit të këtij afati, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosën që, duke nisur nga 1 gushti, paga referuese për magjistratët të llogaritej mbi bazën e shumës 222 mijë e 425 lekë, së cilës i shtohej edhe 14 mijë lekë për kualifikimin. Megjithatë, Ministria e Financave nuk i ekzekutoi listëpagesat e hartuara mbi këtë përllogaritje. Sipas argumentimit të ministrisë, përcaktimi i pagave dhe ndryshimi i skemës së pagave është kompetencë e Kuvendit dhe në mungesë të një ndryshimi ligjor, pagesat sipas formulës së re nuk mund të ekzekutoheshin. Situata ka sjellë bllokimin e pagave të muajit gusht për një pjesë të sistemit të drejtësisë. SI.E./ReportTv.al Gjykata Administrative Lezhe pagat e drejtesise Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.2% Të gabuar 88.4% Nuk e di 5.4% Vota total: 1661 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?