Ambasada e Amerikës në Tiranë Aplikantë që kishin intervista të planifikuara kanë marrë njoftime me e-mail se takimet e tyre do të ricaktohen. Deri tani, Departamenti amerikan i Shtetit nuk ka bërë të ditur se kur procesi do t’i rikthehet normalitetit... Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka pezulluar përkohësisht takimet për vizat imigruese në ambasadat dhe konsullatat e Shteteve të Bashkuara në mbarë botën, ndërsa zyrtarët konsullorë do t’i nënshtrohen një trajnimi të ri të thelluar, sipas Financial Times.
Aplikantë që kishin intervista të planifikuara kanë marrë njoftime me e-mail se takimet e tyre do të ricaktohen. Deri tani, Departamenti amerikan i Shtetit nuk ka bërë të ditur se kur procesi do t’i rikthehet normalitetit.
Sipas një zëdhënësi të Departamentit të Shtetit, këtë muaj është nisur një “iniciativë globale trajnimi”, me synimin që zyrtarët konsullorë të jenë të përgatitur për të bërë një vlerësim më të plotë të çdo aplikanti.
Një element i rëndësishëm i kontrolleve lidhet me kriterin e njohur si “barrë publike”. Administrata synon të vlerësojë nëse aplikantët për viza imigruese mund të bëhen të varur nga përfitimet publike në SHBA.
“Një Amerikë më e begatë do të thotë të sigurohesh që aplikantët për vizë nuk ka të ngjarë të bëhen një barrë publike, siç përcaktohet sipas ligjit dhe rregullores amerikane”, deklaroi zëdhënësi për Financial Times.
Pezullimi vjen në një kohë kur administrata Trump po përballet me beteja ligjore lidhur me politikat e saj të emigracionit. Javën e kaluar, një gjykatëse federale rrëzoi një masë të administratës që kishte pezulluar përpunimin e aplikimeve të emigracionit për shtetasit e 75 vendeve.
Gjykatësja federale Jeannette Vargas vlerësoi se kjo politikë anashkalonte kompetencat dhe diskrecionin që Kongresi u ka dhënë zyrave konsullore për vendimmarrjen mbi vizat. Palëve u është dhënë afat deri më 11 shtator për të propozuar hapat e mëtejshëm në këtë çështje.
Ndërkohë, anulimi ose shtyrja e intervistave ka krijuar probleme për aplikantët. Avokati i emigracionit Brian Simmons tha për Financial Times se shumë prej tyre kishin shpenzuar mijëra dollarë dhe kishin ndryshuar planet personale për të marrë pjesë në intervistat e programuara, përpara se takimet t’u anuloheshin në momentet e fundit.
Administrata Trump ka ndërmarrë një sërë masash për të kufizuar emigracionin drejt SHBA-së, duke forcuar kontrollet për vizat dhe kartat e gjelbra, si dhe duke kufizuar ndjeshëm pranimin e refugjatëve.
Për momentin mbetet e paqartë se sa do të zgjasë ndërprerja dhe kur aplikantët e prekur do të marrin datat e reja të intervistave. shba vizat 1 Komente A Alban 26 Gusht 2026, 14:05 Trump e ivanka kan shku emigrante te paligjshem ne USA,tani ka harruar,presidenti me i keq ne gjithe historine 250 vjecare te USA Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Pse shkoi në Moskë kreu i CIA-s? 25 Gusht 2026, 22:3622:36Rajoni dhe Bota Trump hap front të ri për vizat, 103 mijë dollarë për të punësuar një të huaj në SHBA 25 Gusht 2026, 21:4521:45Rajoni dhe Bota A mundet SHBA ta “mbysë” ekonomikisht Iranin pa prekur Kinën? Basti i madh i Trump 25 Gusht 2026, 21:4421:44Rajoni dhe Bota Vdekja e këngëtares Dolly Parton, Trump: Flamujt amerikanë në gjysmë shtizë për një javë 25 Gusht 2026, 21:2121:21Rajoni dhe Bota “Është lajm i mirë, por moment i keq”/ Çfarë i tha Trump Melanias në videon që po bën xhiron e rrjetit 25 Gusht 2026, 20:0920:09Rajoni dhe Bota Kanadaja i përgjigjet Trumpit “dollar për dollar”, tarifa ndaj mbi 700 produkteve amerikane 25 Gusht 2026, 18:5418:54Rajoni dhe Bota

