Lajme Zone
Administrata në hotele me 5 yje dhe 40€ per trajnimet
PolitikëJOQ Albania

Administrata në hotele me 5 yje dhe 40€ per trajnimet

Administrata publike ka një rregullore të re për udhëtimet zyrtare jashtë vendit, e cila zëvendëson kuadrin ligjor të vitit 2011. Sipas rregullave të reja, institucionet duhet t'i planifikojnë vizitat ndërkombëtare që në nisje të çdo viti kalendarik, duke përfshirë si punonjësit e pushtetit qendror dhe vendor, ashtu edhe këshilltarët e jashtëm, ndërsa trajnimet e financuara nuk mund të zgjasin më shumë se 30 ditë.

Standardet e akomodimit tani përcaktohen në bazë të pesë niveleve funksionale. Zyrtarët e dy kategorive më të larta përfitojnë hotele luksoze deri në 5 yje, ata të kategorive të mesme deri në 4 yje, kurse stafi i shkallës së pestë vendoset në struktura deri në 3 yje.

Megjithatë, lejohen hotele të kategorive më të larta nëse çmimi është i barabartë apo më i lirë, nëse hoteli ndodhet pranë vendit të aktivitetit, apo kur akomodimi përcaktohet drejtpërdrejt nga vetë organizatorët e ngjarjes.

Për sa i takon ushqimit, pjesëmarrësit në trajnime afatshkurtra do të trajtohen me një pagesë ditore prej 40 eurosh ose dollarësh, nëse kostot nuk përballohen nga pala pritëse.

Për udhëtimet e tjera zyrtare, shumat e dietave do të llogariten sipas tabelave zyrtare që ndajnë shtetet në grupe dhe pasqyrojnë nivelin e funksionit. Buxheti shtetësor rimburson biletat e udhëtimit, akomodimin, sigurimin shëndetësor, vizat, taksat rrugore dhe zhvendosjet për motive pune, ndërsa shpenzimet personale si minibari, telefonatat apo lëvizjet me transport urban mbeten në ngarkim të punonjësit.

Për më tepër, biletat dhe hotelet blihen drejtpërdrejt nga institucioni, ndërsa fondet e tjera lëvrohen si paradhënie bankare dhe mbyllen me faturat justifikuese pas kthimit. Në rastet e anulimeve për shkaqe të forta si probleme shëndetësore, situata sigurie apo fluturime të anuluara, shpenzimet mbulohen nga shteti, ndryshe nga rastet e tjera ku faturat mund t'i faturohen vetë punonjësit.