Lajme Zone
Adeyemi te Barça, Dortmundi hap dyert për shqiptarin Fisnik Asllani
SportTop Channel

Adeyemi te Barça, Dortmundi hap dyert për shqiptarin Fisnik Asllani

Barcelona ka arritur marrëveshjen me Borussia Dortmund për transferimin e sulmuesit gjerman Karim Adeyemi.

Barcelona ka arritur marrëveshjen me Borussia Dortmund për transferimin e sulmuesit gjerman Karim Adeyemi. Klubi katalanas do të paguajë 22 milionë euro, ndërsa marrëveshja parashikon edhe deri në 7 milionë euro bonuse, të lidhura me paraqitjet e lojtarit dhe fitimin e trofeve.

Adeyemi kishte vetëm një dëshirë: të transferohej te Barcelona. Sulmuesi 24-vjeçar pritet të firmosë një kontratë pesëvjeçare me klubin katalanas, duke u bërë një nga afrimet më të rëndësishme të verës.

Largimi i tij nga Borussia Dortmund mund të sjellë edhe një zhvillim shumë interesant për futbollin shqiptar. Hapësira e krijuar në repartin ofensiv të verdhezinjve i jep më shumë mundësi sulmuesit të Kosovës, Fisnik Asllani, që të bëjë hapin drejt ekipit të parë të Dortmundit. Asllani, i cili konsiderohet një nga talentet më premtues të futbollit kosovar, shihet si një nga kandidatët për të përfituar nga largimi i Adeyemit. Top Channel