Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka vlerësuar se marrëveshja mes LVV-së dhe Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjen e presidentes shënon një zhvillim të rëndësishëm në politikën e Kosovës.Duke folur në Debat Plus, Abrashi tha se për herë të parë Kosova ka arritur ta zgjidhë çështjen e presidentit pa ndërhyrje apo presione nga faktori ndërkombëtar. Sipas tij, për një kohë të gjatë Kosova ka qenë e varur nga ndërmjetësimi ndërkombëtar në zgjidhjen e krizave politike.Abrashi e cilësoi si pozitive edhe marrëveshjen mes LVV-së dhe PDK-së, dy subjekteve që i konsideroi “shumë antagoniste”.“Po harrojmë që Kosova, në kuptimin e zgjidhjes së krizave deri tash ka qenë në një inkubator të ndërkombëtarëve. Është hera e parë që kemi zgjedh president pa ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar. Pa presione ndërkombëtare, pa kushtëzime ndërkombëtare, pa zarfe. Është hera e parë që klasa politike është lënë, mos me thënë është braktisë prej ndërkombëtarëve. Dy forca shumë antagoniste siç LVV dhe PDK kanë arrit me u marrë vesh. Kjo është pozitive. Bile bile jo në mënyrë konfidenciale, por në konferencë për media, në mënyrë të hapur, para krejt popullit të Kosovës. Kjo është shenjë e pjekurisë”, ka deklaruar Abrashi. - YouTube www.youtube.com

