Abonentë të kompanisë One po raportojnë në redaksinë e BalkanWeb probleme me aksesin në internet. Sipas mesazheve të mbërritura në redaksi, përdoruesit nuk arrijnë të hyjnë në faqet e lajmeve në internet, ndërsa shfletuesit (browser-at) nuk funksionojnë. Deri më tani, kompania nuk ka dhënë një shpjegim lidhur me arsyet e këtij ndërprerjeje të aksesit në internet, duke lënë abonentët pa informacion mbi situatën dhe kohën e rikthimit të shërbimit. Ndërprerja e raportuar vjen në një moment kur protestat studentore kundër qeverisë janë në zhvillim, duke ngritur shqetësime për aksesin e qytetarëve në informacion. Nëse ndërprerja pengon përdoruesit të informohen për zhvillimet aktuale, kjo përbën një problem serioz për ushtrimin e së drejtës për informim. Mbetet për t’u parë se çfarë e ka shkaktuar këtë situatë dhe kur do të rikthehet normalisht shërbimi i internetit për abonentët e One. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

