Lajme Zone
Abdixhiku: LDK heq dorë nga posti i presidentit, qëndrojmë në opozitë
PolitikëTelegrafi
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Abdixhiku: LDK heq dorë nga posti i presidentit, qëndrojmë në opozitë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar pas mbledhjes së grupit parlamentar se partia e tij ka vendosur të tërhiqet nga çdo kërkesë për pjesëmarrje në qeveri, përfshirë edhe kërkesën për postin e presidentit.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar pas mbledhjes së grupit parlamentar se partia e tij ka vendosur të tërhiqet nga çdo kërkesë për pjesëmarrje në qeveri, përfshirë edhe kërkesën për postin e presidentit.Abdixhiku tha se kërkesa për postin e presidentit ishte bërë me qëllim të ndërtimit të një ekuilibri institucional në vend. Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) i kishte propozuar LDK-së një rol që e cilësoi si “dekorativ” në qeveri, me vetëm tri ministri dhe pozitën e zëvendëskryeministrit.“Vetëvendosje kërkonte prani dekorative të LDK-së në qeveri, ku LDK-së i janë propozuar vetëm tri ministri dhe zëvendëskryeministri. Ne refuzuam një nënshtrim të tillë”, tha Abdixhiku.Ai deklaroi se pas refuzimit të këtyre kushteve, LVV nisi, sipas tij, një betejë publike ndaj LDK-së.“Koalicionet ndërtohen në bazë të besimit”, u shpreh Abdixhiku.Në përfundim, kreu i LDK-së bëri të ditur se partia do të heqë dorë nga çdo kërkesë për përfshirje në qeveri dhe nga kërkesa për postin e presidentit.“LDK tërhiqet nga çdo kërkesë për pjesëmarrje në qeveri dhe heqim dorë nga kërkesa për presidentin. LVV nuk do ta ketë LDK-në si dekor. LDK qëndron në opozitë”, deklaroi Abdixhiku.Abdixhiku ka deklaruar se LDK është e gatshme te kontribuojë në zgjedhjen e një presidenti qe mbron interesat e vendit.“LVV le ta ketë gjithë pushtetin siç e ka kërkuar. Nuk kanë nevojë ta zgjasin formimin e institucioneve. Ne nuk jemi dekor e as alibi për dështimin”./Telegrafi/