Lajme Zone
A mund të sjellë përplasja Rama-Veliaj fenomenin LSI?
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

A mund të sjellë përplasja Rama-Veliaj fenomenin LSI?

Erion Veliaj, edhe pse në kushte të vështira i ka marrë nismën të gjithë faktorëve të opozitës në betejën me të madhin e politikës shqiptare-Edi Ramën.

Deklaratat e forta të Erion Veliajt ndaj Edi Ramës, natyrshëm kanë zënë prej 48 orësh thuajse gjithë vëmendjen e mbulesës mediatike. Sa u eklipsua saga e revolucionit flamingo e post-flamingo që dogji Tiranën. (një fenomen që meriton analizë më vete). Kreu i bashkisë së Tiranës, në një postim publik i është drejtuar socialistëve duke ju kundërvënë hapur Edi Ramës. Kundërvënie, e cila sado emocionale apo e lidhur me ngjarjen e ndodhur në burgun e Fierit, apo debatet mbi të është një qëndrim politik. LEXO EDHE:Takimi i Ramës me Mark Rutte, rikonfirmohet mbajtja e Samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë Qëndrim politik që do të ketë konseguencat e tij, madje ka nisur që mbrëmë duke shokur mjedisin politik socialist jo vetëm në Tiranë. Veliaj, tani përveç rastit të tij personal, ka hapur edhe një betejë politike me liderin e partisë së tij, që së afërmi, së paku deri në zgjedhjet vendore do të ketë zhvillimet e veta vibrante. Pyetja këtu shtrohet nëse Veliaj, në këtë betejë ka vendosur një “tullë” në një betejë politike, që nuk bëhet sot, as vitin e ardhshëm, ngaqë nuk mund të kandidojë. Por, një betejë që mund të zhvillohet edhe pas një apo 3 vitesh duhet të nisësh tani. Erion Veliaj, edhe pse në kushte të vështira i ka marrë nismën të gjithë faktorëve të opozitës në betejën me të madhin e politikës shqiptare-Edi Ramën. Me të cilin natyrisht do të bëhet beteja. Por ndërsa të tjerët kanë harxhuar shumë energji, burime, kohë e madje edhe lidhje të diskutueshme e të dyshimta, për të rrëzuar Edi Ramën, e për të përfituar nga vakumi që sjell kaosi, betejën reale politike as e kanë nisur e sot po duket qartë se janë të vonuar e vështirë të kapin trenin politik. Ndërkaq, protagonizmi i kësaj beteje të nisur brenda mazhorancës, sipas të gjitha gjasave do të marrë kohë, së paku deri në zgjedhjet vendore, e së shumti deri në zgjedhjet politike. Një betejë që ka nisur, por ka një dilemë; a do të prodhojë një sizmë të ngashme me 2004-n, kur doli LSI e Ilir Metës? Deri tani, nuk jemi në këto kushte. Vetë deklarata e kreut të bashkisë q ënuk e gjuan partinë e tij me gurë, por që betejën e ka me Edi Ramën, tregon se ai ka hedhur hapin e parë, edhe pse në kushte të barabarta për të “vrarë babain”. Betejë kjo që mund të prodhojë edhe më shumë politike se e gjithë opozita nëse nuk artikulohet si deri tani. Nga ana tjetër, Ilir Meta përpara se të konkretizonte skizmën e madhe tek e majta, kishte një historik aleancash fluide dhe marrëdhëniesh me opozitën e Sali Berishës. Ndërkaq, Veliaj jo vetëm që nuk e ka, por së paku deri dje ka qenë më i urryeri i sulmuar nga Berisha dhe partia e tij. E cila ka kryer një fushatë molotovësh që parapriu arrestimin e kreut të bashkisë së Tiranës. Nga ana tjetër, një skizmë në të majtë mund të vijë vetëm në një aleancë e Veliajt me ish-drejtuesit socialist që janë rreshtuar në protest, por që edhe këta të fundit kanë marrëdhënie toksike me kreun e bashkisë së Tiranës. Kështu që gjasat janë për një betejë të fortë brenda PS-së aktuale, e cila pas një qeverisje të gjatë e presion të grumbulluar, i ka të gjitha mundësitë për të nisur një debat, betejë e garë. Por a do ta lejojë Edi Rama këtë zhvillim? Sipas të gjitha gjasave po, ngaqë është një etapë dialektike, e cila mund të prodhojë politikë e debat, natyrisht të nxehtë, por produktiv në një prag epoke që natyrshëm po thërret ndryshimin. A.C A.C Shqiptarja.com TAG: erion veliaj edi rama burgu i fierit Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! OPINIONET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

3 Nëntor, 11:50

Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 53.1% Veliajn 27.5% Asnjërin 19.4% Vota total: 309 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?