Lajme Zone
A mund të ndihmojë realiteti virtual në uljen e ankthit te fëmijët para...?
TeknologjiSyri

A mund të ndihmojë realiteti virtual në uljen e ankthit te fëmijët para...?

Realiteti virtual mund të ndihmojë në uljen e ankthit dhe frikës te fëmijët që presin t’i nënshtrohen një ndërhyrjeje kirurgjikale, sipas një studimi të ri të kryer në SHBA.

Realiteti virtual mund të ndihmojë në uljen e ankthit dhe frikës te fëmijët që presin t’i nënshtrohen një ndërhyrjeje kirurgjikale, sipas një studimi të ri të kryer në SHBA. Studiuesit testuan përdorimin e syzeve të realitetit virtual te 80 fëmijë të moshës 6-15 vjeç, përpara operacioneve. Përvoja virtuale, e krijuar posaçërisht për ta, i vendoste fëmijët në një dhomë interaktive ose në një plazh të qetë.Lexo edhe:A jeni person me të cilin është vështirë të merresh vesh? Këto sjellje mund t'ju zbulojnë Ankthi para operacionit prek deri në tre nga katër fëmijë dhe mund të vështirësojë anestezinë, të shtojë dhimbjet pas ndërhyrjes dhe të zgjasë rikuperimin. Zakonisht përdoren qetësues, por ato mund të kenë efekte anësore. Pas përdorimit të realitetit virtual, niveli mesatar i shqetësimit të raportuar nga fëmijët ra nga 3 në 1, në një shkallë nga 0 në 10. Ndërsa frika u ul nga 1 në 0, në një shkallë nga 0 në 4. Gjithashtu, rrahjet e zemrës ranë mesatarisht me 5,8 rrahje në minutë dhe tensioni sistolik me 4,1 mmHg. Shumica e fëmijëve, prindërve dhe infermierëve e vlerësuan pozitivisht këtë përvojë. Sipas drejtuesit të studimit, Dayanjan Wijesinghe, nga Universiteti i Commonwealth-it të Virxhinias, nëntë nga dhjetë fëmijë dëshironin ta provonin përsëri, ndërsa pothuajse të gjithë prindërit do t'ua rekomandonin edhe familjeve të tjera. Studimi, i botuar në revistën PLOS Digital Health, thekson se rezultatet janë premtuese, por nuk provojnë se përmirësimi erdhi vetëm nga realiteti virtual, pasi nuk kishte një grup kontrolli për krahasim. Megjithatë, studiuesit e cilësojnë këtë metodë si të sigurt dhe të lehtë për t'u përdorur në spitale. Ata theksojnë se nevojiten studime të tjera të kontrolluara për të konfirmuar efektivitetin e saj. Sipas autorëve, realiteti virtual mund të bëhet një alternativë pa ilaçe për të ndihmuar fëmijët të përballojnë më qetësisht frikën dhe pasigurinë përpara ndërhyrjeve kirurgjikale. /Talker News – Syri.net