Lajme Zone
A ka shanse që platforma ‘Spiropali’ të prodhojë reaksion në PS?
PolitikëPamfleti

A ka shanse që platforma ‘Spiropali’ të prodhojë reaksion në PS?

Ky reaksion i ashpër, në një moment të tensionuar për pushtetin, pasqyron gjendjen psikologjike dhe politike të vetë Edi Ramës dhe rrethit të tij të ngushtë.

Edi Rama me Elisa Spiropalin / Reagimet nervoze të njerëzve pranë Edi Ramës nuk duket se lidhen me dokumentin e Elisa Spiropalit, por me frikën se pas saj mund të rreshtohet një pjesë e rëndësishme e Partisë Socialiste dhe faktorë të fuqishëm ndërkombëtarë... Publikimi i platformës së Elisa Spiropalit ka sjellë deri tani reagime kolerike dhe morboze nga “mitralierët” e parë të lidhur me paradhomën e Edi Ramës. Një shenjë mjaft domethënëse për gjendjen reale brenda mazhorancës.

Ky reaksion i ashpër, në një moment të tensionuar për pushtetin, pasqyron gjendjen psikologjike dhe politike të vetë Edi Ramës dhe rrethit të tij të ngushtë.

Ata duken aq të trazuar dhe të konsumuar nervozisht, sa çdo lëvizje normale që ndodh në media, në shoqëri apo në politikë, përkthehet menjëherë në një kundërpërgjigje toksike.

Mjafton të shohësh se ku ka përfunduar numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Në faqen e tij në rrjetet sociale publikohen çdo ditë disa postime me përmbajtje sulmuese.

Sipas të gjitha gjasave, nuk është Balla ai që i harton.

Në këtë rast, Taulanti është thjesht algoritmi.

Përmbajtja prodhohet nga ofiçina e madhe e propagandës dhe e trollëve që operon pranë Air Albania.

Reagimi ndaj platformës së Spiropalit nuk lidhet aq me frikën nga pesha politike e ish-ministres së Jashtme.

Thelbi është krejt tjetër.

Rama kërkon të mbjellë frikë te pjesa tjetër e Partisë Socialiste, që askush të mos guxojë të bëhet pjesë e debatit rreth platformës së Spiropalit.

Sepse, në realitet, në momentin kur shpërthyen protestat, më shumë se 20 deputetë të PS-së ishin pranë një pozicionimi të ndryshëm.

Kjo është reflektuar edhe në tensionet dhe replikat e fundit mes vetë deputetëve socialistë.

Forca e platformës së Spiropalit nuk qëndron vetëm te përmbajtja e dokumentit të saj, të cilin ajo e ka quajtur “Marrëveshja e Re”, një emërtim që ngjan me sloganin “Shqipëria e Re” të protestës.

Efekti i saj real buron nga perceptimi se pas Elisa Spiropalit mund të qëndrojnë edhe figura të tjera të rëndësishme brenda Grupit Parlamentar të PS-së.

Në këtë kuptim, mirë apo keq, Elisa Spiropali e ka futur Edi Ramën në një grackë politike.

Ai nuk mund ta sulmojë hapur platformën e saj.

Por as nuk mund ta mbështesë.

Sepse nuk e di ende se kush dhe sa deputetë mund të rreshtohen pas këtij hapi.

Dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për mbështetësit e Spiropalit brenda Partisë Socialiste.

As vetëm për Albin Kurtin, që sipas zërave ruan marrëdhënie të mira me të.

Shqetësimi më i madh i Edi Ramës lidhet me aktorët e jashtëm.

Në krye të tyre, Gjermania.

Por edhe qarqe të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara.

Sepse në momentin që Elisa Spiropali e bëri publik dokumentin e saj, loja politike hyri në një fazë të re.

Nga ky moment nuk ka më kthim pas.

Por një seri aktesh politike që mund të turbullojnë seriozisht situatën brenda mazhorancës.

Një proces që, siç ndodh zakonisht në raste të tilla, mund të shoqërohet edhe me një mbështetje të konsiderueshme mediatike ndërkombëtare.

Artikulli i fundit në Bloomberg, media që mban emrin e një prej figurave më të fuqishme të financës amerikane dhe ish-kryebashkiakut të New York-ut, shihet nga shumë vëzhgues si një tjetër sinjal se Edi Rama nuk po përballet vetëm me kritikë të brendshëm.

Sipas këtij interpretimi, ai po përballet edhe me qarqe me ndikim në Shtetet e Bashkuara.

Në këtë kontekst, platforma e Elisa Spiropalit shihet si një mesazh politik që mund të shënojë vetëm fillimin e një faze të re përplasjesh.

Reagimet nervoze të drejtuesve të Partisë Socialiste, të cilat në shumë raste kujtojnë gjuhën e përdorur në vitet e para të tranzicionit, nuk janë gjë tjetër veçse simptomë e krizës së thellë që po përjeton sot mazhoranca./Pamfletielisa spiropali platforma Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale 16 Korrik 2026, 22:1822:18Politike Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës! 16 Korrik 2026, 22:0522:05Politike Rama kujtohet për deklaratat e ministres serbe: Nuk do të bëhemi "kor histerik" për çdo deklaratë nga Beogradi 16 Korrik 2026, 17:4417:44Politike Tabaku: Bujqësia është në koma, qeveria po ndryshon ligjin për t'ua dhënë tokën klientëve të radhës 16 Korrik 2026, 17:2017:20Politike Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik? 16 Korrik 2026, 16:5616:56Politike Kuvendi miraton rezolutat për 10 institucione, kush votoi kundër dhe kush abstenoi për dy projektligje 16 Korrik 2026, 15:2715:27Politike