Analisti Agim Baçi, i ftuar në emisionin Prime në News24 tha se duhet që politika të japë përgjigje për pyetjen e rëndësishme se a ka rinia të ardhme në Shqipëri. Baçi theksoi se duket se politika nuk ka dhënë përgjigje për këtë pyetje. Sipas tij, ka humbur besimi dhe se revolta është kundër gjithë klasës politike. Agim Baçi: Protestuesit janë kundër gjithë klasës politike. Më 1998 u vra Azem Hajdari dhe u tërhoq z Nano dhe u zgjodh kryeministër Majko, brenda mazhorancës. Lus Zotin mos të degradojë situata. Të rinjtë kanë dilema për të ardhmen dhe po bëjnë pyetjen “A e shoh të ardhmen në këtë vend”. Kjo është pyetja që ngrenë. Klasa politike nuk iu jep përgjigje të rinjve.
Duhet të jepen përgjigje për këtë pyetje. Politika të japë përgjigje për këtë pyetje. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: agim baci protestat rinia
