Erion Braçe dhe Edi Rama / Kritika ndaj përqendrimit dhe keqpërdorimit të pushtetit merr vlerë vetëm nëse deputeti hyn në garën për Tiranën edhe pa “OK” e kryeministrit... Erion Braçe polemizoi sot me Edi Ramën. Madje e akuzoi se ka keqpërdorur pushtetin dhe ka bërë gabime të rënda, duke sjellë në poste të rëndësishme njerëz të padenjë.
Braçe kaloi kështu një kufi që deri më sot e kishte prekur vetëm pjesërisht. Dilema është nëse e bëri këtë për t’u mbrojtur nga ndonjë stuhi që mund t’i vijë prej të gjatit, apo ka vendosur të përballet realisht me të në terrenin politik.
Erion Braçe ka vetëm një rrugë për ta kthyer kritikën ndaj Edi Ramës në përballje të vërtetë. Duhet të dalë në fushë me çështjet dhe argumentet që mbron, të ndërtojë një alternativë dhe të kërkojë votën e qytetarëve.
Meqë ka shpallur ambicien për të kandiduar në Tiranë, Braçe është përpara betejës së jetës së tij politike.
Një kandidim i tillë mund ta pasurojë politikën, t’i japë asaj më shumë dinamikë dhe t’u tregojë edhe të tjerëve se ekziston mundësia për të hapur një rrugë jashtë skemave të vendosura nga partitë.
Braçe nuk ka më shumë për të humbur. Përkundrazi, mund të fitojë një kauzë, një rol politik të ri dhe ndoshta edhe drejtimin e kryeqytetit. Mbi të gjitha, mund të tronditë status quo-në.
Duhet ta bëjë realisht. Përndryshe, deklaratat e sotme nuk përbëjnë betejë, por një lojë, një mizanskenë të ngritur brenda teatrit të mazhorancës.
Partia Socialiste nuk funksionon më si një organizëm politik i gjallë. Ajo është kthyer në një armatë të komanduar. Brenda saj nuk zhvillohet debat i vërtetë politik, por lëvizje të lidhura me interesa, grupe dhe klane që reagojnë sipas zhvillimeve të ditës dhe urdhrave nga lart.
Edi Rama mund të mos i japë Braçes miratimin për të kandiduar nën siglën e PS-së në Tiranë. Nëse Braçe kandidon si i pavarur, ai hap një shteg të ri dhe i jep jetë një gare që përndryshe rrezikon të vendoset sërish nga marrëveshjet e kupolave partiake.
Ky vendim do të ishte sprova e tij e vërtetë. Do të provonte vizionin, kurajën dhe aftësinë për të ndërtuar aleancat që kërkon një lëvizje politike serioze.
Deri më sot e kemi njohur Erion Braçen si deputet kritik dhe si gazetar që denoncon problemet. Nëse merr përsipër rolin e liderit, qytetarët nuk do të presin më vetëm denoncime. Do të kërkojnë zgjidhje.
Braçe duhet të nisë takimet me qytetarët dhe t’u përgjigjet pyetjeve të tyre, fillimisht për Tiranën dhe më pas për Shqipërinë. Duhet të paraqesë qëndrimet e tij për ndërtimet, transportin, ujin, mbetjet, hapësirat publike, shkollat dhe marrëdhënien e bashkisë me pushtetin qendror.
Sot Erion Braçe theu akullin. Tani duhet të tregojë nëse di të lundrojë në ujërat e ngrirë./Pamfletiedi rama erion braçe Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Bota po zien, por kush po e dëgjon? 10 Tetor 2026, 21:3521:35Politike “Paratë e tij vijnë erë gjak dhe miell”/ Braçe shpërthen pas kritikave, kë ka në shënjestër deputeti socialist? 10 Tetor 2026, 20:1620:16Politike Kush janë senatorët që zbarkuan sot në SPAK? Shaheen-Durbin, dy zëra të fortë kundër "mamuthëve të korrupsionit" 10 Tetor 2026, 17:1317:13Politike Opozita e fjalëve dhe Kuvendi i karrigeve bosh! 10 Tetor 2026, 16:5516:55Politike Vizita e Wendt në SPAK, Berisha ‘i jep mend’ ambasadorit amerikan: Po mbështesni një armik të pluralizmit 10 Tetor 2026, 15:4515:45Politike "Janë më të mëdha se mali i Dajtit", Berisha paralajmëron një agjenci kundër pasurive të paligjshme 10 Tetor 2026, 13:4213:42Politike

