Lajme Zone
A fshihet dora e MAGA-s së Trump mbi krizën e emigrantëve që tronditi Spanjën?
BotëPamfleti

A fshihet dora e MAGA-s së Trump mbi krizën e emigrantëve që tronditi Spanjën?

Më 20 korrik 2026, kryeministri spanjoll u prit me ceremoni zyrtare në Algjeri. Këtë herë, drejt Ceutës u nisën rreth 60 mijë persona. Krizat e përsëritura në enklavën spanjolle duket se ndjekin të njëjtin ritëm politik.

Së fundi, Sánchez kundërshtoi edhe luftën e Benjamin Netanyahut dhe Donald Trump ndaj Iranit. Ai refuzoi përdorimin e bazave amerikane në territorin spanjoll për operacionet ushtarake, duke krijuar vështirësi logjistike për Pentagonin, i cili u detyrua të mbështetej te Britania e Madhe për furnizimet dhe nuk mundi të përdorte bazat spanjolle për bombarduesit strategjikë. Emigrantët në Ceuta Në maj të vitit 2021, kur Pedro Sánchez priti si kryetar shteti liderin e Polisarios, Brahim Ghali, Maroku reagoi duke nxitur një krizë migratore. Rreth 10 mijë emigrantë mësynë Ceutën.

Më 20 korrik 2026, kryeministri spanjoll u prit me ceremoni zyrtare në Algjeri. Këtë herë, drejt Ceutës u nisën rreth 60 mijë persona. Krizat e përsëritura në enklavën spanjolle duket se ndjekin të njëjtin ritëm politik.

Në qendër të tyre është rivaliteti mes Rabatit dhe Algjerit, i cili përfshin edhe Madridin, sidomos për çështjen e Saharasë Perëndimore. Dikur koloni spanjolle, territori u braktis me nxitim pas vdekjes së diktatorit Francisco Franco dhe u pushtua nga mbreti Hassan II përmes “Marshimit të Gjelbër” në nëntor të vitit 1975.

Algjeria, e mbështetur në atë kohë edhe nga blloku socialist, financoi dhe stërviti luftëtarët sahrawi të Frontit Polisario, të cilët kërkonin pavarësinë me armë në dorë. Shumë prej tyre përfunduan në kampe refugjatësh në provincën algjeriane të Tindufit, pranë kufirit me atdheun e tyre. Atje jetojnë prej më shumë se pesë dekadash në tenda të amortizuara, të goditura vazhdimisht nga stuhitë e rërës. Kampet mbajnë emrat e qyteteve bregdetare që banorët e tyre vetëm mund t’i ëndërrojnë nga larg. Shumë fëmijë vuajnë nga probleme serioze me shikimin, përfshirë kataraktin, si pasojë e pluhurit të shkretëtirës.

Sa herë që Spanja afrohet me Algjerinë ose me Polisario-n, shpërthen një krizë migratore. Është si një valvul që mbreti Mohammed VI mund ta hapë ose ta mbyllë sipas interesit të tij.

Këtë herë vala ishte më e madhe se kurrë dhe nuk lidhet me një ngjarje të vetme. Megjithatë, marrëdhëniet mes Madridit dhe Rabatit janë përkeqësuar ndjeshëm gjatë katër viteve të fundit.

Pas pushtimit rus të Ukrainës, qeveria Sánchez u afrua edhe më shumë me Algjerinë për të siguruar furnizime alternative me gaz natyror. Më pas, Spanja u bë një nga kritikët më të ashpër të Izraelit për luftën në Gaza, duke njohur zyrtarisht shtetin e Palestinës. Ndërkohë, Maroku, i cili iu bashkua Marrëveshjeve të Abrahamit së bashku me Emiratet e Bashkuara Arabe në vitin 2019, mbajti një qëndrim shumë më të moderuar.

Së fundi, Sánchez kundërshtoi edhe luftën e Benjamin Netanyahut dhe Donald Trump ndaj Iranit. Ai refuzoi përdorimin e bazave amerikane në territorin spanjoll për operacionet ushtarake, duke krijuar vështirësi logjistike për Pentagonin, i cili u detyrua të mbështetej te Britania e Madhe për furnizimet dhe nuk mundi të përdorte bazat spanjolle për bombarduesit strategjikë.

Ky qëndrim bashkoi pakënaqësinë tradicionale të Marokut me atë të administratës amerikane. Trump e ka kërcënuar disa herë Sánchez-in me tarifa doganore, sanksione, ndërprerje të marrëdhënieve tregtare, madje edhe me përjashtim nga NATO.

Një kryeministër që legalizon me një vendim të vetëm gjysmë milioni emigrantë është objektivi ideal për të djathtën sovraniste. Sulmet ndaj tij për çështjen e emigracionit mobilizojnë edhe botën MAGA, e cila, megjithëse shpesh kundërshton ndërhyrjet ushtarake në Lindjen e Mesme, ndizet menjëherë kur bëhet fjalë për emigrantët.

Ceuta është terreni i përsosur për këtë betejë politike.

Nga ky realitet deri te pretendimi se kriza u organizua qëllimisht ka vetëm një hap, por ai mbetet i mbushur me teori konspirative. Megjithatë, përtej dyshimeve ekzistojnë edhe elemente konkrete. Siç ka raportuar The New York Times, disa të rinj marokenë, mes tyre edhe Youssef Alaoui, 26 vjeç, kanë deklaruar me emër e mbiemër se ishin nxitur nga autoritetet marokene, përfshirë policinë dhe forcat e sigurisë, të kalonin kufirin, me fjalët: “Shkoni, shkoni.”

Prandaj duket e qartë se Rabati ka dashur t’i dërgojë një mesazh Madridit dhe të ushtrojë presion politik, duke përfituar edhe nga vendimi i gjykatës spanjolle që e bën më të vështirë kthimin automatik të emigrantëve që mbërrijnë nga deti në Ceuta dhe Melilla.

Nëse kjo është koordinuar me Uashingtonin, mbetet ende pa prova.

Megjithatë, ekziston edhe një element tjetër që rëndon mbi këtë krizë, ngushticat detare.

Kriza në Ngushticën e Hormuzit ka rikthyer në qendër të vëmendjes rëndësinë strategjike të rrugëve detare. Liria e lundrimit, e konsideruar për dekada si e garantuar, sot po sfidohet nga shumë drejtime. Për Gjirin Persik tashmë flitet për një model të ngjashëm me Ngushticën e Malakës pranë Singaporit, ku kompanitë e transportit detar mund të detyrohen të kontribuojnë financiarisht për sigurinë e kalimit.

Ceuta kaloi nën kontrollin spanjoll nga Portugalia, e cila e kishte pushtuar qytetin nga Sulltanati Merinid në vitin 1415.

Sot ajo përbën portën jugore të Ngushticës së Gjibraltarit.

Një pikë që në epokën e globalizimit dukej se kishte humbur rëndësinë e dikurshme, por që sot është rikthyer në qendër të rivaliteteve gjeopolitike.

Maroku vazhdon të kërkojë Ceutën dhe Melillën. Spanja nuk ka hequr dorë kurrë nga pretendimet për Gjibraltarin.

Fortesat detare kanë rifituar peshën strategjike që kishin shekuj më parë. Dhe sërish janë objekt lakmie për të gjithë./ La Stampapedro sánchez dora e maga-s së trump mbi krizën e emigrantëve spanjë sanchez Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota U vra nga një i pastrehë? Zbardhen detaje për britaniken e gjetur në valixhe, kush është "Markos", autori i dyshuar 2 Gusht 2026, 09:0509:05Rajoni dhe Bota Përplasje e re për Trump, një nga bankat më të mëdha në SHBA i mbyll qindra llogari bizneseve të presidentit 2 Gusht 2026, 08:3508:35Rajoni dhe Bota Alarm i kuq në Itali, temperaturat ekstreme përfshijnë 25 qytete 2 Gusht 2026, 08:3708:37Rajoni dhe Bota Zjarret në Greqi, flakët arrijnë pranë Athinës; digjen pyje e banesa 2 Gusht 2026, 08:2608:26Rajoni dhe Bota Meloni shfrytëzon krizën e emigrantëve në Spanjë, kërkon që Europa të paguajë faturën e "modelit Shqipëri" 2 Gusht 2026, 07:5007:50Rajoni dhe Bota Trump tërheq sulmet ndaj Irani: Po e bëj për të mirën e botës, do të kemi marrëveshje 2 Gusht 2026, 07:2907:29Rajoni dhe Bota