Lajme Zone
A do ulen çmimet nga ulja e TVSH-së dhe heqja e taksës së qarkullimit nga nafta? Malaj: Kontrolle në tregjet oligopol! Tek ushqimet analizë nga prodhimi deri te ushqimet
EkonomiShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

A do ulen çmimet nga ulja e TVSH-së dhe heqja e taksës së qarkullimit nga nafta? Malaj: Kontrolle në tregjet oligopol! Tek ushqimet analizë nga prodhimi deri te ushqimet

Qeveria do të ushtrojë kontrolle strikte madje po shqyrtohet mundësia që Bordi i Transparencës për hidrokarbureve të ekzistojë gjithmonë, në mënyrë që të reflektohet ulja e çmimit pas zhvendosjes së taksës së qarkullimit nga karburanti tek taksat e mjetit.

Qeveria do të ushtrojë kontrolle strikte madje po shqyrtohet mundësia që Bordi i Transparencës për hidrokarbureve të ekzistojë gjithmonë, në mënyrë që të reflektohet ulja e çmimit pas zhvendosjes së taksës së qarkullimit nga karburanti tek taksat e mjetit. “Ka disa mekanizma që po shqyrtohen nga qeveria. Së pari po mendojmë për një monitorim të tregjeve oligopol siç është tregu i hidrokarbureve që do të monitorohet për reflektimin e uljes së taksës së qarkullimit me 32.4 lekë. Po diskutohet nëse do të ketë një Bord Transparence permanent për të monitoruar çmimet e hidrokarbureve”, tha Malaj. Në komisionin e Ekonomisë, Ministri i Financave Petrit Malaj teksa iu përgjigj pyetjeve të deputetëve për paketën fiskale, tha se monitorim të shtuar do të ketë edhe për produktet ushqimore. Janë 54 produkte që konsumatorëve shqiptarë duhet t’u kushtojnë më pak nga janari i 2027-ës, vetëm prej uljes së TVSH-së për ushqimet nga 20% në 6%. LEXO EDHE:Demo prezanton në Komision pr.buxhetin 2027 për Ministrinë e Brendshme: Rriten me 20 mijë lekë të reja pagat për policët! Shtohet financimi për Gardën, fokus edhe te Smart City “Paralelisht po përdorim edhe teknologjinë për të analizuar çmimet nga prodhuesi, importuesi në treg, për të parë çmimet, që të reflektohet TVSH-ja”, tha Malaj. Ministri hodhi poshtë edhe pretendimet se rritja e TVSH-së standarde me 1% do të sjellë më shumë para në buxhet se ulja e TVSH-së për ushqimet? “Rritja e TVSH-së standarde mhet të kompensojë uljen e TVSH-së që ne do të bëjmë për produktet e shportës, dhe nuk e mbulon plotësisht. Rritja e TVSH-së në 21% sjellë 10.6 miliardë lekë në buxhet, dhe nga ulja e TVSH për ushqimet, humbja është 12.8 miliardë lekë”, tha Malaj. Lajm në përditësim..... SI.E. A.Hl Shqiptarja.com TAG: paketa fiskale 2027 komisioni i ekonomise buxheti 2027 Petrit Malaj Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

3 Nëntor, 11:50

Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 54.4% Veliajn 24.8% Asnjërin 20.8% Vota total: 408 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?