Një fitore ose jo politike e socialistëve në Tiranë varet edhe nga lëvizjet e kundërshtarit politik, Sali Berisha... Shumica në pushtet po kalon një moment pasigurie në raport me rikonfirmimin e mbështetjes popullore në Tiranë, në zgjedhjet lokale të 9 majit. Disa sondazhe të brendshme, por edhe publike, i projektojnë si humbës të gjithë kandidatët e lakuar të Partisë Socialiste për Tiranën. Faktorët mund të jenë disa; që nga lufta frontale Rama-Veliaj, rezistenca e Veliaj për të dorëzuar Bashkinë e Tiranës, e cila ka mbi 10 mijë punonjës, protestat e vazhdueshme prej 6 muajsh, lufta mes klaneve në PS, ekspozimi i abuzimit me pushtetin nga ana e dosjeve të SPAK etj.
Një humbje e mundshme e Bashkisë së Tiranës do të vinte në dyshim mbështetjen e shumicës së votuesve për qeverinë e Edi Ramës, ndërsa nga ana tjetër, fitorja në Tiranë, do të projektonte mandatin e pestë të Edi Ramës si kryeministër. Në këto rrethana, Rama pritet të surprizojë me gjetjen e një kandidati përbashkues, duke ofruar një figurë me ide të reja, me qëllim për të kaluar këtë dallgë dhe lëkundje të mbështetjes në Tiranë. Në të njëjtën kohë, Rama po avancon për të marrë nën kontroll Bashkinë e Tiranës, e cila nuk është sekret që të jep një avantazh në zgjedhjeve, qoftë edhe nga fakti i numrit të madh të punonjëve.
Një fitore ose jo politike e socialistëve në Tiranë varet edhe nga lëvizjet e kundërshtarit politik, Sali Berisha. Mbështetja e një kandidature gjithëpërfshirëse, me valencë pozitive në publik dhe që mund të jetë e pranueshme edhe nga flamingot dhe studentët, ka shumë gjasa të sjellë një rotacion pushteti në Bashkinë e Tiranës. Nga ana tjetër, konfirmimi nga Berisha i një kandidati thellësisht partiak, plotësisht i kontrollueshëm, me profil të ulët publik, pa asnjë impuls lideri etj., do t’i jepte avantazh Ramës për të mbajtur Bashkinë e Tiranës.
Një nga provat nëse opozita kërkon të fitojë zgjedhjet për drejtimin e Tiranës apo t’i shesë për plaçkë, pritet të jetë Ilir Alimehmeti, të cilit Berisha i ka premtuar se do ta kandidojë në Tiranë në këmbim të braktisjes nga ana e tij të lëvizjes së Ervin Salianjit. Kandidatura e tij, për shkak të profilit të ulët dhe mefshtësisë politike, do të ishte një pazar i Berishës jo vetëm për të sfumuar lëvizjen e Salianjit, të cilës iu bashkua fillimisht Alimehmeti, por edhe për të zgjeruar përfitimet nga pushteti i Edi Ramës.
Nëse Berisha do ta shesë Tiranën përmes Alimehmetit si kandidat për ta djegur, në këmbim të çfarë interesash do të këmbejë në tavolinë një pushtet që i mungon prej 12 vitesh opozitës?
Një nga përfitimet besohet se është kulla 65 kate tek Pallati i Kongreseve, e njohur si kulla e Shkëlzenit, pasi qeveria ka përzgjedhur si ndërtues dhe përfitues biznesmenin Shkëlqim Beshiri, i njohur gjërësisht si prestanome, dora dhe maska e Shkëlzenit. Ky i fundit dyshohet se fshihet pas kullave më të larta që ka firmosur Edi Rama për t’u ndërtuar nga qendra e Tiranës deri tek Parku i Liqenit Artificial, gjithnjë përmes prestanomeve.
Krahas Shkëlzenit, qeveria Rama ka ‘respektuar’ edhe dhëndrin zëhollë të Berishës, Jamarbër Malltezin duke i dhënë leje për ndërtim pallatesh nga Tirana në Pogradec, herë drejtëpërdrejt dhe herë përmes ortaku Fatmir Bektashi.
Kullat dhe komplekset e pallateve nuk janë i vetmi përfitim i familjes Berisha nga pushteti i Edi Ramës, me sa duket në këmbim të qëndrimit ‘urtë’ në opozitë, pjesëmarrjes një herë në dy vite në zgjedhje, ku gjithnjë PD-ja humbet, kontrollit të jetës politike dhe rebelimeve. Përfitimet variojnë nga koncensionet dhe tenderat, licenca, leje, pastrim parash pa u shqetësuar etj. /Prapaskena/ berisha tirana rama zgjedhje pazari Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Venecia në mes, Rama e Berisha në Pazar; kush do ta paguajë faturën e Reformës Zgjedhore? 22 Nëntor 2026, 09:3009:30Politike "CNN": Demokratët hapin 9 dosje për Trumpin, në krye Kushner dhe Guilfoyle 21 Nëntor 2026, 22:5822:58Politike Veliaj sfidon Ramën, nis “fshesën” në Bashkinë e Tiranës; ikin kreu i IMT-së dhe drejtoresha e Kopshteve 21 Nëntor 2026, 22:2822:28Politike Përplasja Rama-Veliaj merr përmasa të reja, Bashkia sulmon kryeministrin: Nuk varemi prej teje, boll me presione 21 Nëntor 2026, 16:3016:30Politike Deputetja e gafave Briseida Çakërri merr përsipër ligjin për blerjet e AKSHI-t pa tendera, hapet rruga për kontrata miliona euro pa garë 21 Nëntor 2026, 14:1514:15Politike Edi Rama përmbys PS-në e Tiranës: Pushteti zhvendoset në periferi 21 Nëntor 2026, 14:1314:13Politike

