Pasi u ngujua për disa minuta në sallën e Kuvendit, ku ka zhvilluar një takim me deputetët socialistë, pak para nisjes së seancës plenare ku do të kalohet për votim reforma e re territoriale, kryeministri Edi Rama është larguar nga ky institucion. Siç shihet nga pamjet që disponon BalkanWeb eskorta e Ramës është larguar nga Kuvendi, ndërsa nuk dihet nëse do të kthehet sërish apo jo në seancë. Kujtojmë se pak para minutash Berisha denoncoi se Rama kishte mbledhur socialistët në mbledhje dhe po iu bënte presion që të votonin pro Reformës Territoriale. Sakaq, jashtë Kuvendit po mbahet protestë, nga qytetarët, por dhe nga opozita. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: rama
