Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

A do të kërkojë SPAK arrestimin e saj? “Balluku tërhiqet vetë, ose…”, Shehaj: Rama më parë u thoshte “ke fituar shumë”, por Belindën s’e lëshon


Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj në një intervistë për “Minuta e parë” në News24 me Ola Brukon komentoi hetimet e SPAK për çështjen e Ballukut.

Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj në një intervistë për “Minuta e parë” në News24 me Ola Brukon komentoi hetimet e SPAK për çështjen e Ballukut. Ai tha se shpreson që SPAK të bëjë një tjetër kërkesë për heqjen e imunitetit të saj, ndërsa dha dy opsione se si mund të shkojë situata; ose Balluku do të japë dorëheqjen, ose do ta mbrojë Rama. “Shpresoj dhe uroj që SPAK të sjellë kërkesën tjetër për heqjen e imuniteti. Por nga ajo që shohim, këtu kemi të bëjmë me një përplasje të fortë mes ekzekutivit dhe drejtësisë. Vendimi i fundit për të ulur pagat për magjistratët, është përplasja më e fundit. Përplasja mes kësaj qeverie të korruptuar dhe drejtësisë, është thelluar sa më shumë është rritur korrupsioni. Kjo përplasje është shenjë e mirë, ko tregon se ka një pushtet të pavarur, ka punë për të bërë, por është në fillesë. Kjo tregon se po lind një drejtësi e pavarur, të cilës Edi Rama duhet t’i ulë rrogat dhe ta shantazhojë. Llafet ju kujtohen. Diktaturë. Nuk është e mundur që në Republikën e Shqipërisë të arrestosh dikë pa gjyq, ndaj janë shpifje. Kthesa e madhe në raport me drejtësinë, ka ardhur dhe kanë nxjerrë zbuluar Edi Ramën ditën kur u kërkua arrestimi i Belinda Ballukut. Deri aty Edi Rama s’ka kritikuar haptazi. Aty nxori fytyrën e vërtetë, se mbron dhe është me të korruptuarit. Hetimet për vilën e dytë i ka nxjerrë SPAK-u të dhënat. Urojmë të vijë kërkesa në Kuvend. Ajo që po del hapur është se falë luftës kundër drejtësisë, kuptohet se Rama mbron të korruptuarit. Kjo e tregon dhe nga protestat dhe skandalet që ju kanë dalë në 6 muajt e fundit. Këtyre iu ka dalë boja. Ministra dhe deputetë ndiqen këmba këmbës dhe sulmohen me vezë. Kjo po ndodh se kanë kuptuar dhe se duhet t’i largojnë.”, tha Shehaj. Ndërkohë pyetjes nëse do të ketë mbrojtje politike Balluku, Shehaj iu përgjigj; “Se parashikoj se si do të sillet Rama por dy janë mundësitë; ose Balluku do tërhiqet vetë, pasi do ia kërkoj kreu i organizatës, ose do ta mbroj Rama. Unë se besoj se ai ka për ta lëshuar, por kjo nuk ndryshon asgjë. Rama mbetet një njeri i korruptuar. Nëse deri dje i lëshonte të korruptuarit, sot i mbron. Balluku vazhdon të jetë një nga njerëzit më të rëndësishëm në këtë qeveri. Ajo vazhdon të jetë zv.kryeministrja në hije e kësaj qeverie.”. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Shehaj